“Dramaturgu” Gjuriq i viktimizohet Borrellit: Serbët në Kosovë po vuajnë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, në Austri, ku këtij të fundit ia ka dramatizuar situatën e serbëve të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Marko Gjuriq, ka takuar kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Austri.

Në këtë takim, njashtu si e tërë politika serbe, Gjuriq i është viktimizuar Borrellit dhe ka dramatizuar situatën e serbëve në Kosovë, duke thënë “se po vuajnë presion të padurueshëm nga Prishtina”.

“Duke theksuar se gjendja në lidhje me Kosovën është jashtëzakonisht e vështirë, Gjuriq theksoi se serbët po vuajnë presion të padurueshëm si rezultat i kulmit të veprimeve afatgjata dhe sistematike të njëanshme nga autoritetet e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe.

Gjithashtu, kryediplomati serb ka theksuar se Beogradi është i përkushtuar ndaj dialogut dhe ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e arritura në këtë proces.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika