Dramë e vërtetë, shpetohet anetari i Ambasadës Britanike nga tragjedia në Bjeshkët e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar se fal bashkpunimit, ndërmjet tyre, Policisë së Kosovës, Zjarrëfikësve, KFOR-it, Kërkim-Shpëtimit të Brezovicës, Qendrës Skitare të Brezovicës dhe vullnetarëve, kanë arritur t’i shpëtojnë dy persona në Bjeshkët Sharrit.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuara ka reaguar në rrjetin e saj social Twitter ku ka njoftuar se një anëtari i saj ka qenë pjesë e një aksidenti në malet e Sharrit.

Sipas Ambasadës ata janë duke marrë ndihmën mjekësor.

“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ata aktualisht janë në trajtim mjekësor”, ka shkruar në Twiter Ambasada Angleze.

Ndërsa komunikatën e plotë të ShKShMK-së mund t’a lexoni si më poshtë:

ShKShMK në orën 14:20 ka pranuar një thirrje telefonike për ndihmë në një aksident malor në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.

ShKShMK menjëherë ka lajmëruar Policinë e Kosovës për aksidentin dhe ka filluar koordinimim e shpejtë me anëtarët dhe institucionet e sigurisë.

Fatmirësisht është arritur që të kontaktohet i lënduari (shtetas i huaj) dhe i njëjti ka dërguar koordinatat e vendodhjes së tij.

Me anë të telefonit është kontaktuar edhe personi i dytë që ka qenë në aktivitetin e bjeshkatarisë së bashku me të lënduarin, por nuk kishte patur çasje vizuele te i lënduari shkaku i terrenit malor.

Të dytë janë këshilluar në telefon për të qëndruar të qetë dhe iu është treguar për elemente të tjera të sigurisë.

Në një kordinim të shpejtë me policinë dhe qendrën skitare është mundësuar transportimi i shpejtë i shpëtuesve malor me teleferik në pikën më të lartë, dhe nga aty tre shpëtues malor të ShKShMK-së, një policë i Kosovës dhe një shpëtues i qendrës skitare të Brezovicës, kurse skuadra tjetër e ShKShMK ishin nisur për tu ngjitur drejt të lënduarit me pajisje për ndihmë dhe evakuim tokësor.

Ndërkohë ekipet e Zjarrfikësve nga Shtërpca kishin filluar mbështetjen dhe afrimin në zonë.

I lënduari është lokalizuar shumë shpejtë në orën 16:25 në vendin e quajtur Shkëmbi i Kuq masivi i Piribregut/Malet e Sharrit, i cili fatkeqësisht kishte rrëshqitur në faqe malore rreth 450 m, dhe pa humbur kohe i është dhënë ndihma e parë.

Pas një koordinimi të vazhdueshëm me institucionet e RKS-së dhe KFOR-in kemi kërkuar që te bëhet evakuimi nga ajri, shkaku i natyrës së lëndimeve.

Pa vonuar shumë, një Helikopter i KFOR-it ka mbërritur në kordintat e dërguara nga anëtarët tanë dhe i lënduari ështe evakuar deri te helikopteri dhe është transportuar deri në kujdesin mjekësor.

Te lënduarit i dëshirojmë shërim të shpejtë, dhe i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion:

Dramë e vërtetë, shpetohet shtetasit britanikë në bjeshkët Sharrit falë bashkëpunimit të ShKShMK, Policisë, Zjarrfikësit, KFOR-in, Skitareve të Brezovicës, vullnetarët të tjerë.

ShKShMK, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, KFOR-in, Kërkim-Shpëtimin e Brezovicës, Qendrën Skitare të Brezovicës, vullnetarët të tjerë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika