“Drejt vërtetësisë së numrit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive për regjistrim. Ata janë shprehur optimist se numri i shqiptarëve që do të marrin pjesë në regjistrim do të kalojë shifrën mbi 80 mijë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Ragmi Mustafi – kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar





Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës këtë të hënë janë takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku temë qendrore e takimit ishte procesi i regjistrimit të popullsisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Pas këtij takimi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka apeluar për pjesëmarrje sa më masive në regjistrim.

Ai ka thënë se në përgjithësi në Luginën e Preshevës ka pasur një interesim të lartë të shqiptarëve për regjistrim.

Megjithatë, nuk la pa përmendur edhe pengesat në të cilat ka hasur Medvegja, ku shqiptarëve të Medvegjës iu është pamundësuar regjistrimi.

“Në Preshevë në përgjithësi por në veçanti në Preshevë kemi pasur një tempo dinamikë të lartë të regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kjo falë angazhimit tonë dhe unifikimit të partive politike dhe të vetëdijes shqiptare për rëndësinë e këtij regjistrimi që përfundon edhe një javë. Kemi mundur të arrijmë në sukses në Preshevë dhe pjesërisht edhe në atë të Bujanocit por kemi hasur në pengesa për të qenë dipolmatikisht por dhe në politikat idiotike serbe në komunën e Medvegjës, që i është pamundësuar që të regjistrohen shqiptarët kurse në Preshevë dhe Bujanoc kemi pasur më shumë regjistrues shqiptarë dhe në këtë kontekst kemi pasur më shumë sukses”, ka thënë Arifi.

Arifi ka potencuar se numri i regjistrimit të shqiptarëve në Preshevë ka arritur mbi 50 mijë, por që pritjet e tij deri në përfundim të procesit janë të larta.

“Kemi kaluar 50 mijë e 1 regjistrues dhe presim që deri në fundjavë të arrijmë 60 mijë shqiptarë në Preshevë e pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë në Bujanoc e Medvegjë”, shtoi Arifi.

“Ftesa drejt Kurtit ka hasur në veshë të shurdhër”

Sa i përket mostakimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi i shqiptarëve të Preshevës ka thënë se ndonëse i kanë dërguar ftesë kryeministrit Kurti për takim, i njëjti ende nuk është përgjigjur pozitivisht.

Sipas Arifit, ftesa e tyre ka hasur në veshë të shurdhër.

“Kam pasur një refuzim kur ka dashur të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Preshevës por ai nuk është një qëndrim që duhet të qëndrojë për shumë kohë, por jemi ankuar që Kurti ndërhyn në një flagrantë në proceset demokratike dhe politike brenda Luginës së Preshevës që asnjë qeveri më parë nuk e ka bërë. Ne e kemi ftuar Kurtin që të vijë në Preshevë dhe të shohë për së afërmi çka do të thotë reciprociteti, pasivizimi, çfarë vlere kanë në komunën e Preshevës çështja e targave, kjo ftesë ende po has në veshë të shurdhër dhe nuk është pranuar”, ka thënë Arifi.

“Drejt vërtetësisë së numrit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është shprehur optimist se numri i shqiptarëve që do të marrin pjesë në regjistrim do të kalojë shifrën mbi 80 mijë.

Ai në një prononcim për RTV Dukagjini, teksa ka ftuar shqiptarët që të marrin pjesë në këtë proces, ka thënë se e rëndësishme është që të dalë numri i saktë dhe i vërtetë i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 “Ky ishte takimi i parë në këtë format që kishte ftuar presidentja, ka ftuar të gjithë pa dallim. I bëj ftesë të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë, të insistojnë të regjistrohen sepse është e rëndësishme që në fund të dalë numri i saktë dhe i vërtetë i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nuk jemi 5 mijë e 809 shqiptarë në Serbi, nuk jemi 1118 shqiptarë”.

Sipas tij, “ky regjistrim po e dëshmon diskriminimin e drejtpërdrejt duke shfrytëzuar shifra jo të sakta në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

 “Janë shqetësuese ato se çfarë kanë ndodhur në Medvegjë. Qasja shoviniste është e patolerueshme megjithatë ky është një momentum si kurrë më parë që shqiptarët e Luginës të jenë numri i vërtetë apo së paku t’i afrohen vërtetësisë numrit të shqiptarëve të Luginës. Ne do të jemi mbi 80 mijë deri në 100 mijë”, shtoi Mustafi.

Në Serbi ka ditë që është duke u zhvilluar regjistrimi i popullatës. Krerët politikë në zonat shqiptare kanë bërë thirrje vazhdimisht për banorët shqiptarë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për regjistrim.

Ata e kanë akuzuar Qeverinë e Serbisë, se me qëllim që disa vite është duke i pasivizuar listat shqiptare.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika