Drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për transformim të suksesshëm të kompanisë

Grupi NLB ka hapur projektin "KornizaeMbështetjes" i cili ofron një mundësi për të gjithë ndërmarrësit dhe kompanitë me vizion për diçka më shumë – për ata që shpresojnë, krijojnë një të nesërme më të mirë dhe sjellin risi për operacione të qëndrueshme

NLB





Personalitetet e shquara me origjinë nga rajoni ynë kanë mahnitur botën me zgjidhje të avancuara dhe të guximshme që ishin rezultat i njohurive, përpjekjeve dhe kuriozitetit të pashtershëm. Ne besojmë se rajoni është i njëjti edhe sot, prandaj Grupi NLB ka hapur projektin #KornizaeMbështetjes i cili ofron një mundësi për të gjithë ndërmarrësit dhe kompanitë me vizion për diçka më shumë – për ata që shpresojnë, krijojnë një të nesërme më të mirë dhe sjellin risi për operacione të qëndrueshme.

Duke promovuar ekonominë lokale, ne po ndjekim gjithashtu një qëllim më të gjerë të qëndrueshëm në NLB – të përmirësojmë cilësinë e jetës në rajonin ku punojmë. Rrjedhimisht, projekti zhvillohet njëkohësisht në Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Kështu, dhjetë idetë ose projektet më të mira në çdo treg do të marrin përfitime bankare në nivel lokal dhe do të kualifikohen në raundin e dytë, në të cilin juria rajonale do të zgjedhë tre fitues rajonal.

Tre fituesit rajonal do të marrin mbështetje financiare (50,000 € për vendin e parë, 30,000 € për vendin e dytë dhe 20,000 € për vendin e tretë) dhe këshillim profesional 8-orë falas për integrimin e suksesshëm të biznesit të qëndrueshëm në proceset strategjike dhe operacionale nga kompania konsulente Deloitte.

Të gjithë finalistët nga Kosova do të pranojnë përfitime bankare, kushte preferenciale për NLB Kredi Eko, pako për llogari biznesi me mirëmbajtje falas për 6 muajt e parë, NLB Visa Credit Business me mirëmbajtje falas për 12 muajt e parë dhe shumë shërbime tjera. (Për më shumë informata mund të drejtoheni te këtu “KornizaeMbështetjes“)

Mojca Markizeti, drejtore për ESG&Climate në Deloitte Slloveni, për punën e saj në jurinë e nivelit të dytë ka thënë “Jam e lumtur që jam pjesë e jurisë rajonale të projektit #KornizaeMbështetjes, projekt ky që trajton sfidat e qëndrueshmërisë në rajon. Ajo që më emocionon edhe më shumë është fakti se do të marr një pasqyrë të historive të qëndrueshme ndërmarrëse të rajonit dhe do t’i ndihmoj ata me përvojën time. Inovacionet e sotme zgjidhin sfidat më të mëdha të njerëzimit, kështu që unë dua një grup më të madh idesh inovative të gjelbra që më pas do të realizohen me sukses edhe në praktikë. Fat të gjithëve në këtë rrugëtim”.

Pse duhet NLB ju fton të merrni pjesë në projektin “KornizaeMbështetjes”?

Gjatë dy viteve të kaluara, projekti ka ndihmuar më shumë se 40 ndërmarrës nga Kosova. Projekti ka ofruar ndihmë për bizneset mikro dhe të vogla, si shtylla kryesore të ekonomisë, të rimëkëmben nga sfidat e pandemisë. Në kuadër të projektit të ri #KornizaeMbështetjes, ju ftojmë të prezantoni shkurtimisht projektin ose idenë tuaj për qëndrueshmëri dhe të shpjegoni se si do të përmirësojë cilësinë e jetës në rajon, në komunitetin tuaj apo vetëm në lagjen tuaj deri më 22 tetor duke aplikuar online. Udhëzimet, rregullat dhe kushtet për pjesëmarrje mund të lexoni këtu.

Kërkojmë më të mirët e të ardhmes

KornizaeMbështetjes” konfirmon vlerën e saj si një shembull i praktikës së mirë të bashkëpunimit të suksesshëm midis atyre që ndajnë një qëllim të përbashkët – të ndihmojmë bizneset dhe rajonin që të realizojmë edhe idetë më të guximshme të gjelbra.