Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë e vlerëson të vonë vendimin e MAShTI-t për subvencionimin e teksteve shkollore

Tekste shkollore

Vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore është konsideruar i vonë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se ky vendim është i vonë në raport me kohën që ka mbetur për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Edhe këtë vit vendimi për formën e shpërndarjes së librave është i vonë në raport me kohën që ka mbetur për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Kadriu.

Ajo ka thënë se sipas përvojës së vitit të kaluar, vështirësitë që i kanë mësimdhënësit si pasojë e këtij vendimi, lidhen në mënyrë direkte me realizimin e mësimit në klasë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Arsimit, Drita Kadriu

Ndërsa për prindërit, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës është shprehur se ata duhet të ballafaqohen me qëndrimin e gjatë në libraritë e vendit.

“Prindërit duhet të ballafaqohen me qëndrimin e gjatë nëpër librari, plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve në raport me tekstet që ata i kanë zgjedhur e të tjerë”, ka thënë tutje Kadriu, transmeton Telegrafi.

E për mënyrën se si do të ndikojë ky vendim te nxënësit, ajo ka shtuar se janë në pritje të fillimit të vitit të ri shkollor dhe se do ta përcjellin rrjedhën e gjithë procesit.

Kujtojmë që aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore bëhet përmes platformës “E-Kosova” dhe sipas njoftimit të MAShTI-t deri të mërkurën kanë aplikuar 151 mijë e 80 prindër. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika