Drejtoresha e Kulturës në kryeqytet: Tuneli i Kurrizit do të kthehet në hapësirë që frymon art dhe kulturë

Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi ka njoftuar se punimet të cilat po zhvillohen tek vendi i njohur si “Tuneli i Kurrizit” do të zgjasin rreth tetë muaj dhe përfundimisht kjo pjesë e njohur e kryeqytetit do të shndërrohet si skenë ngjarjesh kulturore.

Halimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka theksuar se “Kurrizi” do të jetë hapësirë që frymon art dhe kulturë.

“Një nga hapësirat ikonike të kryeqytetit “Tuneli i Kurrizit” do të shndërrohet në një skenë ngjarjesh kulturore. Kurrizi’ si entitet arkitektonik, por dhe si artefakt kulturor përmban në vete kujtime domethënëse për rezistencën kolektive dhe shpresën për liri që e karakterizonte vetëdijen kulturore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës gjatë eskalimit të opresionit gjatët viteve të ’90-ta. Prandaj, duke u kujdes të mbrohet ky artefakt identitar, në planin dinamik për tetë muaj, kjo hapësirë do të jetë një mundësi që të shërbejë si hapësirë që frymon art dhe kulturë”, ka shkruar Halimi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika