Drejtoresha e NDI-së mbështet Krasniqin për nismën për barazi të plotë gjinore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë.

Drejtoresha e Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg, ka marrë pjesë në Konventën e parë Rajonale të PDK-së, “BASHKË! 50/50”, e cila u mbajtë në Prizren.

Ajo ka përgëzuar Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, i cili, përmes nismës së tij për barazi të plotë gjinore në struktura dhe vendimmarrje, ka vendosur një standard të ri në Kosovë.

“Është nder të marrë pjesë në Konventën Rajonale “BASHKË! 50/50”, dhe e përgëzojë PDK-në për angazhimin e fuqishëm për të promovuar barazinë e grave. Ishte fantastike të shihja këtë Konventë, panelet e mrekullueshme dhe energjinë për ta ndryshuar Kosovën”, ka thënë Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë.

Kujtojmë se PDK-ja ka lansuar platformën “BASHKË! 50/50” me 24 shtator të vitit të kaluar, ndërkaq, këtë javë, ka nisur edhe organizimin e Konventave Rajonale.

E para u mbajt në Prizren dhe tani do të vazhdohet nëpër qytetet tjera të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika