Drejtoresha e radiologjisë: Do të eliminojmë tërësisht listën e pritjes

Pacientët spitalor nuk kanë listë të pritjes për të kryer rezonancë magnetike ndërsa në përgjithësi për rastet jourgjente është caktuar java e parë e marsit 2024, por që është datë orientuese, por që shërbimin po e marrin shumë më herët. Kjo është gjendja të cilën e përshkruan drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza, e cila thekson se me intensitetin e punës shumë shpejt do të eliminohet tërësisht lista e pritjes

Deri në mesin e muajit janar është punuar vetëm me një rezonancë magnetike për shkak të defekteve.

Ndërkaq, tani në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, sipas drejtoreshës po punohet në dy ndërrime dhe me dy aparatura.

“Pacientat spitalor nuk kanë listë të pritjes, për arsye se vendimi për prioritet në ekzaminime për pacientët e hospitalizuar e vendos klinicisit. Klikinat që kanë kërkesa më të mëdhaja kanë shumë më shumë ditë të caktume”, ka theksuar Shkëndije Nuza, Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë.

Edhe rezonanca për fëmijë sipas saj nuk vonohet, e për ata që nuk e kanë gjendjen e rëndë kryhet brenda muajit mars më së largu.

“E domosdoshme është që kur të vjen pacienti, po e jap edhe një sqarim, pacienti të sjell me vete gjithmonë raportin e onokologut. Për arsye se është e rndësishme se nëse nuk e ka këtë raport ai mund të hyjë në listën e pacientëve ambulantor. Ndërsa lista e pritjes në përgjithësi që është vetëm për të mbajtur kontiunitetin është java e parë e marsit 2024. Por kjo nuk është datë fikse, është vetëm për me mbajtë kontiunitetin e caktimeve, apo kërkesava për ekzaminime me rezonancë magnetike në njëfar mëntyre që mos të ju hyjmë në hak pacientëve që kanë catku më heret. Se për momentin jemi në fund-mujin mars edhe fillim muajin prill jemi duke i sistemuar pacientët e muajit qershor”, ka deklaruar Shkëndije Nuza, Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë.

Nuza zotohet se shumë shpejt do të marrë fund komplet lista e pritjes, shto këtu edhe faktin se këto shërbime kanë filluar të ofrohen edhe në Spitalin e Pejës. Ndërkohë, sipas saj rezonanca e fëmijëve tek spitali pediatrik shumë shpejt do të funksionalizohet, por që ka vonesa për shkak të moskompletimit të plotë të aparaturës.

RTV Dukagjin të mërkurën ka raportuar për një rast kur për rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë në QKUK pacientes i është caktuar termin më 7 mars 2024, rreth 12 muaj më vonë.

 

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika