Drejtorët komunalë të arsimit kërkojnë miratimin e ligjit për paga
Të enjten me ftesë të kryesisë së SBASHK-ut, është organizuar takimi në mes të përfaqësuesve të Kolegjiumit për Arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përfaqësuesve të SBASHK dhe BSPK. Në këtë takim Rrahman Jashari, kryetari i Sindikatës dhe Ymer Ymeri, sekretar i Sindikatës i kanë njoftuar përfaqësuesit e Kolegjiumit për Arsim […]
Të enjten me ftesë të kryesisë së SBASHK-ut, është organizuar takimi në mes të përfaqësuesve të Kolegjiumit për Arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përfaqësuesve të SBASHK dhe BSPK.
Në këtë takim Rrahman Jashari, kryetari i Sindikatës dhe Ymer Ymeri, sekretar i Sindikatës i kanë njoftuar përfaqësuesit e Kolegjiumit për Arsim në lidhje kërkesat e tyre kundrejt Qeverisë së Kosovës dhe po ashtu e kanë diskutuar paralajmërimin e SBASHK-ut për grevë në arsim.
“Kryesia e Kolegjiumit theksoi se pasojat e një greve të tillë i bartë niveli lokal, përkundër faktit që zgjidhja nuk është në dorën e tyre. Kolegjiumi është i gatshëm të ndihmoj në gjetjen e një zgjidhje, dhe ofron bashkëpunim për të gjitha palët e përfshira”, thuhet në njoftim.
Kolegjiumi për Arsim bëri thirrje që të gjetet një zgjidhje sa më shpejtë që te jetë e mundur.















