Drejtori i Arsimit tregon arsyet e ndalimit të përdorimit të telefonave nga mësimdhënësit dhe nxënësit në Podujevë

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kjo komunë ka marrë vendim që ta ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të institucioneve shkollore.

Lidhur me këtë temë, përmes një videolidhjeje direkte, drejtori i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Fetahu, në emisionin “Rreth e Rrotull” ka sqaruar se pse është marrë ky vendim nga kryetari i komunës së Podujevës.

Fetahu ka potencuar se vendimi i kryetarit të komunës së Podujevës nuk vjen nga rasti i fundit i vrasjes së 18-të vjeçarit, Lulzim Fejzullahut, por si vazhdë e aktiviteteve dhe e përmirësimit të cilësisë dhe disiplinës brenda ambienteve shkollore.

“Ky veprim i Drejtorisë së Arsimit nuk ndërlidhet me rastin e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahut i vrarë disa ditë më parë, por kemi qenë në vazhdën e aktiviteteve për përmirësim të cilësisë dhe disiplinës brenda shkollave, ka qenë uniforma e shkollave dhe në kuadër të kësaj ka ardhur ky vendim për t’u rritur disiplina”, ka deklaruar Fetahu.

“Që të ngritet disiplina brenda objekteve shkollore, që të ketë mësimnxënie dhe mësimdhënie në nivel më të duhur. Ky vendim parasheh sekuestrimin e telefonave nëse posedojnë nxënësit brenda objekteve shkollore, ndërsa mësimdhënësit duhet t’i vendosin në sallën e arsimtarëve dhe të mos i përdorin brenda orës mësimor”, ka thënë Fetahu.

Fetahu ka potencuar se normalisht është e pamundur të menaxhohet tërësisht në detaje për posedim të telefonave qoftë nga nxënësit apo edhe nga vetë mësimdhënësit, por në rast të gjetjes së tyre janë disa veprime ndëshkuese.

“Kemi sistemin e kamerave, sikurse nga ambienti i jashtëm, ashtu edhe nga i brendshëm, dhe është e pamundur që të kontrollohet çdo lëvizje e nxënësve, por në rast të posedimit të telefonit brenda objekteve shkollore i sekuestrohet dhe do t’i dorëzohet prindërve apo kujdestarit ligjor. Nëse përsëritet, atëherë do t’i dorëzohet organeve të shtetit”, ka theksuar Fetahu.

Bashkëpunimi i hatashëm me prindërit

“Ky vendim nuk është i lehtë për t’u zbatuar, por jemi duke u përgatitur me takime të Këshillit të Prindërve, por edhe kujdestarët po takohen me prindërit e nxënësve të tyre. Po shihet një vullnet i hatashëm nga prindërit për këtë vendim”, ka theksuar Fetahu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika