Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka deklaruar se gazetarit Valon Syla janë duke iu bërë ekzaminimet.

Gazetari Valon Syla ishte sulmuar mbrëmjen e së martës me ç’rast, është përcjellur në QKUK. Ai ka thënë se Syla pritet të lëshohet për në shtëpi.

“Janë duke u kryer ekzaminimet, me gjasë do të lëshohet në shtëpi”, ka treguar Syla.