Drejtori i Gjimnazit në Pejë: Nuk ka qenë bullizues dhe nuk ka pasur veprime radikale të tij brenda shkolle, dhe “nxënësit janë çuditur”

Drejtori i Gjimnazit “Bedri Pejani”, Musa Nikqi në lidhje me parandalimin e një sulmi terrorist nga ana e një të mituri 16-vjeçar, ka thënë se “nxënësi në fjalë nuk ka qenë bullizues dhe nuk ka pasur veprime radikale brenda shkollës”.

Nikqi në një video-lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ka shtuar se gjatë takimit të sotit me klasën e këtij nxënësi dhe kujdestarën kanë diskutuar ngjarjen në tërësi, por pa vërenjtur ndonjë gjë të pazakonshme.

“E vetmja ankesë sipas kujdestares së këtij nxënësi ka qenë, mungesa e tij në orët e para të mësimit”, dhe Nikqi ka shtuar ” se nga ana e nxënësve nuk ka qenë fare i bullizuar, e dyta që ka qenë një nxënës që kohët e fundit ka qenë i tërhekur dhe i vetmuar por që nuk ka qenë i bullizuar. Ka qenë njohës i mirë i gjuhës angleze. Komunikimin e ka në gjuhën angleze por që ka depërtuar në botën e një krimi, për ta prishur imazhin e një gjenerate të tillë”.

 

“Nuk ka qenë  bullizues dhe nuk ka pasur veprime radikale të tij brenda shkolle. Por janë të çuditur dhe të habitur pak se si ka mundur diçka të planifikohej diçka ndaj tyre”, ka shtuar Nikqi.

Detajet se si ka ardhur deri në parandalimin e një sulmi terrorist të mundshëm nga një i mitur në Pejë, drejtori i Gjimnazit, “Bedri Pejani”, Musa Nikqi ka treguar se ishte ditë e shtune kur ishte i ftuar nga njësia e hetuesisë policor, se si ka shkuar aty dhe është njoftuar me ngjarjen.

“Të shtunën në mëngjes, kontaktoi njësiti hetimor I policies, për të shkuar në shkollë dhe për t’u takuar me ta. Diku, rreth orës 10:00, më jepin informacion, sepse dyshohet një nxënës I mitur, i klasës 11, ka planifikuar për të ndodhur një rast, brenda këtij muaj, që konsiderohet, deri diku 31 tetor për të marrë një aksion brenda në klasë”.

Në emisionin “Five” të ftuar janë edhe njohësi i sigurisë, Drizan Shala dhe sociologu, Jeton Brajshori, ku kanë diskutuar lidhur me ngjarjen e fundit, të ndodhur në Pejë, më saktësisht përgatitja e sulmit terrorist nga 16-vjeçar.

Ndërsa, sociologu, Jeton Brajshori ka thënë se “ këto raste e ndezin një farë reaksioni zinxhiror” dhe  se personat e tillë motivohen, “definitivisht motivohen”.

“Aspekti shoqëror kemi dështuar si familje, si shkollë dhe total si shoqëri”, ka shtuar Brajshori, teksa ka shtuar se prindërit duhet të diskutojnë me fëmijët e tyre me çfarë do ankese, për çfarëdo problem.

Tutje, sociologu, Jeton Brajshori ka thënë se  “diçka e ka shtyer për të bërë” dhe “se sidomos personat introvert janë më të prirur për të  bërë veprimet e tilla”, sepse sipas tij personat introvert “mbyllen në vetvete, nuk komunikojnë, bëhen tipa asocial dhe vazhdimisht planifikojnë se çfarë do të bëjnë me persona që iu kanë bërë keq, në këtë rast bullizim psiqik, fizik apo verbal”.

Ndërsa, njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se këtë veprim të të miturit i cili dyshohet për përgatitjen e një sulmi terrorist të mundshëm, duhet të trajtohet si vepër penale “vrasje e rëndë” dhe që sipas tij qëllimi kryesor ka qenë vrasja e një e më shumë personave.

“Prokuroria Speciale e Kosovës  do të duhet të trajtonte këtë rast, si vepra penale “vrasje e rëndë”. Ka pasur motiv, ka patur elemente përkatëse që e përcaktojnë vepren si “vrasje e rëndë” sepse qëllimi ka qenë vrasja e një e më shumë individëve”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika