Babë dhe bir brenda pak muajve morën dy pozita të rëndësishme në institucione të Kosovës.
Radoica Radomiroviq u emërua zëvendësministër, e djali i tij, Nikolla, morri pozitën e drejtorit të Administratës në komunën e Leposaviqit.
Mirëpo, ky angazhim, atyre ka nisur t’u sjellë probleme.
Nikola Radomiroviq u ndalua të shtunën në Jarinje nga policia serbe dhe u dërgua në mbajtje në stacionin policor në Rashkë.
“Nikola ka qenë bashkë me të fejuarën e tij dhe ajo poashtu ka pasur maltretime të ashpra nga ana e personave të njëjtë…. E fejuara e Nikolës, prapë një tragjedi, ku pasi që kanë përfunduar me pyetje kah ora 20:00 – 20:30, e kanë lejuar me shku, duke e pasur në mendë që veturën e kanë pasur në Rashkë, e kanë lënë vet dhe i kanë thënë që gjindu vet këtu”, ka thënë Nenad Rashiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, tregon se Radomiroviq u ndalua nën akuzat për shkelje të rendit kushtetues.
Ai thekson se sikur drejtori i ri komunës së Leposaviqit, edhe qindra serbë të tjerë të Kosovës po kalojnë nëpër procedura këto procedura.
Ndër ta, edhe këshilltarja e Rashiq, Rada Trajkoviq.
“Edhe pse shumë diplomatë e kanë thirrë Presidentin Vuqiq dhe ai nuk ka reaguar. Ai po thotë “Kush nuk më thirri për Rada Trajkoviq”, por çka u ka thënë, u ka thënë se e kanë mbajtur vetëm 3-4 orë. Që do të thotë ai ka qenë në dijeni, ai ka mundur të reagoj, mirëpo nuk e ka bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar Nenad Rashiq – Ministër për Kthim dhe Komunite.
Brengën për këtë keqtrajtim të qytetarëve nga autoritetet serbe, Rashiq ia ka shprehur edhe emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Gabriel Escobar.
“I kam thënë, ju lutem shikoni, bisedoni pse po ndodhë një gjë e tillë. Dhe paramendoni, kemi qenë aty një grup i përfaqësuesve jashtë listës serbe, një fakt që as unë se kam ditë. Në atë tavolinë kemi qenë 15 persona, e morra vesh që krejt prej atyre personave që kanë qenë në tavolinë e kanë trajtimin e njëjtë sikur unë”, ka specifikuar Nenad Rashiq – Ministër për Kthim dhe Komunite.
Në këto rrethana, Rashiq nuk është optimist për zgjedhjet e reja.
“Unë në këtë moment jam skeptik, por ajo nuk do të thotë që unë nuk do të ndryshoj mendje nëse e shoh që veprimet po na sjellinë në aso situate që është e mundshme”, ka theksuar Nenad Rashiq – Ministër për Kthim dhe Komunite.
E kur përmenden zgjedhjet në veri, ai e kujton një deklaratë të tij të vjetër.
“Unë nuk kam thënë rastësisht që në kohën e zgjedhjeve në rajone në komuna me shumicë serbe është sikur në Korenë e Veriut”, ka përfunduar Nenad Rashiq – Ministër për Kthim dhe Komunite.