Drejtori i Operës së Kosovës flet për veprën e jetësuar të Operës, “La Traviata”
“E adhuroj artin…kur jam vetëm me shkrimet e mija, zemra më rreh dhe lotët më rrjedhin përgjatë faqeve. Dhe…emocioni dhe kënaqësia janë shumë për të përballuar”. Kështu thoshte Giuesppe Verdi, opera e të cilit zuri vend në sallën “1 tetori” për t’u përformuar nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës, […]
“E adhuroj artin…kur jam vetëm me shkrimet e mija, zemra më rreh dhe lotët më rrjedhin përgjatë faqeve. Dhe…emocioni dhe kënaqësia janë shumë për të përballuar”.
Kështu thoshte Giuesppe Verdi, opera e të cilit zuri vend në sallën “1 tetori” për t’u përformuar nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës, Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe Filarmonisë së Kosovës.
Në emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, është studioja ikonike e Radio Dukagjinit aty ku Drejtori i Operës së Kosovës, Meriton Ferizi tregon më shumë rreth përformancës magjepsëse të Operës së Kosovës, operë e cila mbuloi kapacitetet e ulëseve në sallën “1 tetori” në Prishtinë.
910 ulëse të zëna përgjatë përformancës së saj. 910 ulëse të cilat i treguan Ferizit se publiku Kosovar do operën, do artin e saj.
“Opera është qe një vit por si pjesë e gjitha strukturave dhe asambleve, pjesa e tyre është gjithmonë…publiku gjithmonë po na bënë më krenarë dhe po na bind që e njohin, e duan, po vijnë, po qetësohen nga kushtet, nga rrethanat, nga gjendja që ndodhet Kosova pas luftës… i njohin veprat, nuk duartrokasin aty ku nuk duhet. Kjo na bie në vesh e në sy”, tregon ai.
Krahas kësaj, Ferizi thekson se interesimi ishte i lartë dhe koncerte të tilla mund të mbahen edhe në ambiente të hapura, gjë të cilën, Ferizi shpreson ta realizojë përgjatë verës.

Ai thekson se në përformancën e sontshme, do të jenë të ftuar shkollat e mesme të Kosovës, përkatësisht ato të muzikës e Ferizi shpreson se kjo do të jetë një shembull i mirë që të rinjtë të ndjekin ëndrrat e muzikës.
“Do të kenë mundësi të vijnë dhe të shohin një koncert operisitik dhe nga aty mos ta lënë muzikën sepse shumë nga shkollat e mesme nuk vazhdojnë muzikë sepse i kanë arsyet e veta që nuk kanë kohë ose nuk kanë ku ta vazhdojnë aktivitetin e tyre, nuk kanë perspektivë dhe tash është një shpresë e madhe sepse institucioni është krijuar dhe nevojiten shumë e shumë kuadro jo vetëm artistike por edhe teknike, regjisor, scenarist, kostumograf, ndriçues…Për këtë ka qenë rast i mire për të mësuar diçka ka produksioni bullgar”, ka treguar ai.

Pavarësisht se Opera e Kosovës nuk ka një objekt të sajin, Drejtori Ferizi tregon se një gjë e tillë nuk përbën justifim për ndaljen e aktiviteteve të saja.
“E kemi fituar një përvojë prej paslufte që shpejt do t’i ndërtohet e shpejtë…në kryeqytet nuk e kemi një shkollë të muzikës fillimisht, aty ku është baza, çerdhja e talenteve, pastaj s’kemi sallë të filarmonisë, të baletit, të teatrit adekuate dhe e fundit, të operës…por aktiviteti nuk duhet të ndalet. Edhe në bisedë me ministrinë kur flisnim se duhej formuar si insitucion…është menduar që paralelisht duke u krijua kuadro, të shkohet me produksione e koncerte të tilla që kur të ndërtohet objekti të na gjen të përgatitur dhe kur të futemi atje, të jemi me kuadro komplet dhe ta shfrytëzojmë me kapacitet të plotë, ta jetësojmë”, tregon ai.
Ndonëse një mungesë objekti, Opera e Kosovës padyshim që po jetëson veprat e saj e njerithit, edhe artin që publiku kosovar me padyshim po e mirëpret.
















