Drejtori i Policisë së Kosovës flet për situatën në Veri: Ka pasur gjuajtje me armë, por s’ka të lënduar as të plagosur

Situata raportohet të jetë e qetë në Veri të Mitrovicës, thotë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Bllokimi i rrugës në Bërnjak

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka njoftuar për situatën aktuale në Veri të Mitrovicës, ku edhe janë bllokuar rrugët me barrikada nga qytetarët serbë.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fyqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe.

Mehmeti në një pronocnim të shkurtër për Portali Dukagjini, ka thënë se situata është e qetë.

Ai ka njoftuar se ka pasur gjuajtje me armë, por që nuk ka rezultuar me të lënduar apo të plagosur.

Sipas tij, deri më tani nuk është raportuar që zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armët.

“Disa rrugë janë të bllokuara, situata është e qetë. Është e vërtetë që ka gjuajtje me armë, por nuk ka të lënduar as të palgosur as policë e as qytetarë, ne nuk kemi informacion, deri më tani nuk ka të raportuar që policët janë detyruar të përdorin armën”, ka thënë Mehmeti.

Qeveria ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe njëherësh, për t’i bashkërenduar aktivitetet ndërinstitucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se nga e hëna e një 1 gushtit, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, i marrë më 29 qershor, vendim ky i cili parasheh fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletëdeklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë.

Ky afat është shtyrë deri më 31 tetor të këtij viti.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika