Drejtori i Policisë: S’ka pasur favorizime në gjeneratën e 54-të, qëllimi ishte mosdiskriminimi

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka mohuar dyshimet për favorizim në një konkurs të policëve, duke theksuar se qëllimi ishte të parandalohet diskriminimi ndaj gjeneratës së 54-të, e cila sipas tij, u trajtua në mënyrë jo të barabartë për shkak të një trajnimi të zgjatur

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes./10.05.2024

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, lidhur me raportimin e televizionit Dukagjini për një konkurs që pretendohet se ka tentuar të privilegjojë një gjeneratë të caktuar policësh.

Hoxha, i pyetur nga Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka theksuar se gjenerata e 54-të ka qenë e diskriminuar për shkak të një trajnimi të zgjatur në Akademinë e Policisë.

Ai ka theksuar se kjo gjeneratë është trajtuar në mënyrë jo të barabartë në krahasim me gjeneratat e mëparshme.

Drejtori Hoxha ka thënë se qëllimi i konkursit nuk është favorizimi, por që gjenerata e 54-të të mos diskriminohet.

“Gjenerata e 54-të është e vetmja gjeneratë, që ka qenë e diskriminuar në një farë mënyre sepse trajnimi i tyre bazik në Akademi në vend që të zgjasë tre muaj sa zgjasë sot apo sikur dikur që ka zgjatur gjashtë muaj, kjo gjeneratë ka qenë e diskriminuar sepse ka zgjatur nëntë muaj, si pasojë  e këtij trajnimi të zgjatur kjo gjeneratë e ka mbërri kohëzgjatjen prej pesë viteve në Policinë e Kosovës si përvojë pune por që nuk ka qenë përgjegjësia dhe faji i kësaj gjenerate pse nuk ka mundur të mbërrij por ka qenë në një mënyrë  reformës  që është menduar të bëhet më herët Policia por e kanë parë që nuk është duke funksionuar dhe e kanë kthye prapë, duke e bërë tre muaj nga gjashtë muaj. U kemi mundësuar që kjo gjeneratë të ketë të drejtën e aplikimit për gradën e … qëllimi nuk është favorizimi por që kjo gjeneratë të mos diskriminohet për shkak se nuk ka qenë përgjegjësi e tyre”, ka deklaruar Hoxha në mbledhjen e Komisionit për Siguri.

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila sipas ligjit, nuk i plotëson kushtet.

Më 27 prill, Dukagjini ka raportuar nga burimet se kjo është bërë pasi në mesin e aplikantëve ka familjarë të eprorëve të lartë të Policisë.

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika