Drejtori i Qendrës Memoriale të Srebrenicës padit Dodikun për glorifikim të kriminelëve të luftës

Drejtori i Qendrës Memoriale të Srebrenicës, Emir Suljagiç, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër liderit të SNSD-së, Millorad Dodik, pas deklaratave të këtij të fundit në mbështetje të Ratko Mlladiçit.

Suljagiç tha se kallëzimi u bë pasi Dodik, gjatë një interviste në televizionin ATV në Banja Lukë më 5 maj, e cilësoi Mlladiçin si “komandantin suprem të Ushtrisë së Republikës Srpska dhe hero kombëtar të këtij populli”.

Ratko Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Suljagiç theksoi se deklaratat e Dodikut bien ndesh me ndryshimet në Kodin Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, të miratuara në korrik të vitit 2021 nga ish-Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko, të cilat ndalojnë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Ligji parasheh dënime me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet për këdo që publikisht miraton, mohon, minimizon apo justifikon gjenocidin, krimet kundër njerëzimit ose krimet e luftës të konfirmuara me vendime të formës së prerë gjyqësore.

“Ratko Mlladiç është dënuar për gjenocid në Srebrenicë. Tani Prokuroria e Bosnjës nuk mund të pretendojë se nuk ekzistojnë baza për hetim ndaj Dodikut”, deklaroi Suljagiç.

Mlladiç u dënua për 10 nga 11 akuzat e ngritura ndaj tij, përfshirë gjenocidin ndaj mbi 8 mijë boshnjakëve në Srebrenicë në verën e vitit 1995, persekutimin dhe dëbimin e boshnjakëve dhe kroatëve, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Ai u arrestua në Serbi në maj të vitit 2011 dhe u ekstradua në Hagë pak ditë më vonë, ndërsa vendimi përfundimtar me burgim të përjetshëm u konfirmua në vitin 2021.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika