Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë: Sot një në tetë gra ka kancer të gjirit

Kanceri është një ndër sëmundjet të cilat ndër vite shënon rritje të rasteve dhe gratë janë më të prekurat. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku ka thënë që interesimi për mamografi është rritur jashtëzakonisht shumë por edhe numri i rasteve po ashtu derisa ka shtuar se me këtë sëmundje preken një në tetë gra

Blerina Neziri, moderatore, Izet Sadiku, Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe Lirik Sylmeta, moderator

I ftuar në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë që sëmundja e kancerit tek gratë është rritur dhe një në tetë gra sot ka kancer të gjirit.

Tashmë jemi në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit dhe Sadiku ka theksuar që në kryeqytet janë dy mamografi të cilat janë në dispozicion për të gjitha gratë jo vetëm nga Prishtina por edhe nga qytetet e tjera të Kosovës.

“Tek ne ka dy mamografi, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani dhe ka qenë prioritet i Kryetarit Rama që në kuadër të investimit që do të bëhet në mjekësinë e Prishtinës ka qenë edhe themelimi i katër hapësirave për mamografi dhe ne për këtë arsye kemi blerë edhe një mamograf tjetër i cili do të jetë në Prishtinë deri në fund të muajit apo në fillim të nëntorit dhe në Prishtinë do t’i kemi tri aparate për mamografi”, është shprehur drejtori.

Më tej ai ka thënë që këtë vit interesimi për të bërë mamografi është rritur dyfish më shumë se vitin e kaluar dhe sipas tij kjo ka ndodhur si rezultat i fushatave të ndryshme në lidhje me këtë sëmundje.

“Ne kemi ofru mamografi gratis për gjitha gratë të cilat janë të interesuar për me bë mamografin dhe kjo do të vazhdoj gjatë gjithë muajit tetor dhe kjo ka treguar që interesimi është rrit. Sigurisht besoj që këtu ka ndikuar jo vetëm mamografia që është falas por është edhe vetëdijësimi apo diskutimi për këtë çështje dhe vetëm në javën e parë të tetorit për 5 ditë i kemi pas 95 mamografi që janë bërë në dy qendrat tona që është numër i dyfishum në raport me mamografit që janë bërë jashtë këtij muaji”, ka shtuar Sadiku.

Ndër të tjera ai ka thënë që Prishtinës pritet që t’i vij edhe aparati i tretë për mamografi i cili do të vendoset në qendrën e mjekësisë familjare në Veterinik dhe kështu kryeqyteti do t’i ketë tre aparatura ku do të mund të bëjnë gratë ekzanimin e kësaj sëmundjeje.

“Mamografi të cilin e kemi blerë do të vendoset në Veternik, në Qendrën e Mjekësisë Familjare që jemi duke e ndërtuar dhe pritet që të filloj punën në fillim të vitit të ardhshëm me qëllim që Prishtina t’i ketë tri mamografi që me kriju më shumë mundësi te femrave me bë mamografin sigurisht po e përmendi femren sepse është fokusi kryesor dhe ju e dini që fatkeqësisht është rrit numri i grave që kanë sot kancer të gjirit dhe fatkeqësisht sot një në tetë gra ka kancer të gjirit”, ka thënë ai.

Ndërkaq ka shtuar se nga mosha 40-vjeçare preferohet që çdo grua të filloj të bëjë mamografi të rregullt sepse sipas tij zbulimi i sëmundjes në faza të hershme është shpëtim jete.

Organizimet dhe fushatat gjatë muajit tetor nuk mungojnë në asnjë qytet të Kosovës, ndërsa sa i përket kryeyqetit Sadiku ka thënë që në Prishtinë gjatë kësaj periudhe do të ketë një numër të konsiderueshëm të ngjarjeve për vetëdijësimin e kësaj sëmdundjeje.

“Gjatë këtij muaji do të ketë një numër të madh të aktiviteteve, ne do t’i kemi katër ligjerata që i mban qendra e trajnimit, qendra kryesore e mjekësisë familjare, çdo të premte do të mbajë ligjerata me organizatat, me grupe të ndryshme, qoftë me punëtorë shëndetësor, me punëtorë të komunës, qoftë me qytetarë”, ka theksuar ai, përcjell Portali Dukagjini.

Ndërsa ka thënë që risia për këtë vit është organizimi i aktivitetit Prishtina Rozë që do të mbahet me 29 tetor me shumë aktivitete dhe se kanë bashkëpunim me partnerë të tjerë dhe në këtë ditë shumë institucione do të bëhen me ngjyrën rozë.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika