Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për alarme nga mediat e Kosovës se nuk ka mjaftueshëm grurë, pasi sipas tij, Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë frikë.

“Ka prodhime të grurit, dhe nuk duhet me pas frikë populli. Ka kapacitete nga e gjithë prodhimtaria e Kosovës, ka kapacitet edhe për ruajtje”, ka deklaruar Farizi.

Po ashtu, Farizi në intervistë për RTV Dukagjinin, në emisionin FIVE, ka dhënë sugjerim për mediat e informimit në Kosovë, pasi sipas tij ato japin alarme të gabuara, duke thënë se nuk ka sasi të mjaftueshme të grurit në Kosovë.

“Ne kemi pas sasi të konsiderueshme të grurit, japim sugjerim tek mjetet e informimit në Kosovë, të mos japin alarm sa i përket sasisë së grurit për të u mjaftuar popullatës, grurë ka pas, kemi pas sasi të grurit edhe për dy muaj më shumë se sa sezonës së korrjes”, ka deklaruar kreu i Shoqatës së Mullistëve.

Muhamet Farizi, drejtori i Shoqatës së Mullistëve, në intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini

Sipas tij, që nga fillimi i COVID-19, Kina, krahasuar me vitin e kaluar ka konsumuar 24 milionë ton më shumë, dhe se në atë moment Rusia ka pasur shitje të konsiderueshme të grurit.

Farizi ka thënë se pas kësaj, Rusia ka caktuar tatim në eksport të grurit, dhe se aty ka filluar gjeneza e rritjes së çmimit.

“Prej fillimit të COVID-19, Kina një vit përpara krahasuar një  paraprak ka konsumuar 24 milionë ton më shumë, në atë moment Rusia si shtet që ka pas shitje të konsiderueshme të grurit ka caktuar tatim në eksport të grurit aty ka filluar gjeneza e rritjes së çmimit si fillim”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai ka thënë se lufta Ukrainë-Rusi, vetëm ka rritur vazhdueshmërinë e rritjes së çmimeve.

Farizi ka deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë fatin që janë të pajisur me mulli të shumta dhe se kapaciteti i tyre ka qenë për tetë milionë banor, ndërsa tani kapaciteti është funksional për pesë milionë banor.

“Populli i Kosovës ka fatin që ka mulli të cilët janë kapaciteti për tetë milionë banor, kapaciteti që është funksional tash është për pesë milionë banorë”, ka deklaruar Farizi.

Ndërkaq, ai ka deklaruar se nga ana e mullistëve janë gati me importu nga sasi që mungojnë, por ata importojnë vetëm në kohën e sezonës së korrjes.

Gjithashtu, ai ka thënë se Kosova nuk ka importuar grurë nga Rusia e as nga Ukraina, dhe se sipas Farizit nuk është as e nevojshme të importohet.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika