Drejtori i Zyrës për Migrim i Belgjikës përgëzon qytetarët e Kosovës që nga 1 janari do të lëvizin lirshëm drejt BE-së

Drejtori i Zyrës për Migrim i Belgjikës, Freddy Roosemont ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës "është një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës për Migrim në Bruksel, Freddy Roosemont.

Në këtë takim, Roosemont ka përgëzuar qytetarët e Kosovës që nga 1 janari i vitit 2024 do të lëvizin lirshëm drejt Belgjikës dhe shteteve tjera të Bashkimit Evropian (BE).

“z. Roosemont përgëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian dhe theksoi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministri Sveçla falënderoi Roosemont për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, si për menaxhimin e migrimit të parregullt.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar tashmë fushatën njoftuese në të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët mbi procedurat dhe kriteret e lëvizjes së lirë nga data 1 janar 2024. Ministri Sveçla dhe z. Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt, me ç’rast ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni, duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika