Drejtori menaxhues i “Prishtina Mall”: Pas një viti kjo qendër do të jetë shumë më e fortë sesa kur u hap

Drejtori menaxhues i “Prishtina Mall” me prejardhje nga Portugalia, Alvaro Costa, ka thënë se bazuar në punën që po e bën ekipi i kësaj qendre, pas një vit do ta kenë një “Prishtina Mall” shumë më të fortë sesa kur u hap

Drejtori menaxhues i “Prishtina Mall”, Alvaro Costa

Drejtori menaxhues i “Prishtina Mall” me prejardhje nga Portugalia, Alvaro Costa, ka treguar se puna për këtë projekt kishte filluar para më shumë se dy vjetësh.

“Ishte e qartë se ishte një projekt që i bënte kosovarët shumë krenarë, ishte projekt ndërkombëtar. Puna po dëshmon se kjo qendër tregtare i përket shtetit dhe prej saj përfitojnë edhe vendet përreth siç janë Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria madje edhe një pjesë e Serbisë”, ka thënë Costa.

Ai ka thënë se kjo ndikon në zhvillimin e Kosovës dhe shitjet me pakicë e shumicë të vendit, derisa është shprehur se janë krenarë me këtë bashkëpunim.

Derisa u pyet që të tregonte më shumë rreth këtij projekti dhe sa u janë përmbushur pritshmëritë e tyre, ai u përgjigj duke thënë se ekipi vendor mundohet çdo ditë ta bëjnë më të mirën për “Prishtina Mall”.

“Ka qenë vërtet një rrugëtim, por nuk ka qenë vetëm puna e kompanisë nga vij por dhe ekipi vendor që mundohet çdo ditë ta bëjnë më të mirën në ‘Prishtina Mall’. Jemi shumë krenarë me ekipën, me mënyrën se si po ndikojmë tek klientët tanë dhe tashmë kur e hedhim një vështrim prapa jemi të sigurt që tash një vit më vonë kemi një ‘Prishtina Mall’ shumë më të fortë sesa kur u hap”, ka thënë ai në “Reload” në RTV Dukagjini.

Drejtori menaxhues i “Prishtina Mall” ka shtuar se kjo qendër nuk është më vetëm një vend për blerje, por edhe vendi ku kultura dhe arti takohen me njerëzit, ku mbahen panaire ekonomike dhe po përdoret çdoherë e më shumë për këto qëllime.

Costa ka theksuar se një ndër arsyet se pse e bën “Prishtina Mall” një qendër atraktive është edhe lokacioni ku ndodhet kjo qendër, e që sipas tij, është një vend që ndërlidh shtetin me vendet përreth.

Ai ka potencuar se kjo qendër ka një koncept modern dhe e njëjta ofron dhe zonën e pushimit e të argëtimit që tërheq njerëzit.

“Aty janë kinematë më moderne, kemi salla për realitetin virtual, kemi grupe shumë interesante për lojëra. Njerëzit gjithmonë po i kërkojnë këto kompentente…”, ka theksuar tutje drejtori menaxhues i “Prishtina Mall”, Alvaro Costa.

Për më shumë mund të shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika