Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, sivjet del me performancën më të suksesshme

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë po vazhdon me sukses në përmbushjen e premtimeve të saj për arsimin në kryeqytet

Komuna e Prishtinës

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë edhe sivjet ka dalur me performancën më të suksesshme.

Javën e kaluar, organizata GAP ka bërë vlerësimin e punës së Komunës së Prishtinës dhe premtimeve të bëra në fushatë.

Edhe sivjet Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës e ka pasë performancën më të mirë sa i përket përmbushjes së premtimeve.

“Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga Besianë Musmurati, nga 23 premtime gjithsej, 18 i kanë përbushur apo janë në proces të realizimit ndërsa 5 nuk kanë filluar ende. Pra kanë filluar ose janë përmbushur rreth 80% e premtimeve në fushën e arsimit. Edhe tri drejtori të tjera që vlenë të përmenden janë Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Shërbimeve Publike, që të trija i kanë përbushur ose janë në proces të realizimit të rreth 70% të premtimeve”, thuhet në njoftimin e Institutit GAP.

Shija e redaktorit

Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë...

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është...

The Guardian: Zyrtarët amerikanë u bindën nga provat e Qeverisë...

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare. Së fundmi, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”,...

Anton Cena me tre medalje, dy të arta dhe një...

Anton Cena, garues nga Kosova për Lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, ka arritur t'i fitojë tri medalje, dy të arta dhe...

Të fundit nga rubrika