Drejtoria e Burgjeve vijon kontrollet, “zbarkon” në burgun e Korçës dhe në Pojske

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar këtë të shtunë me kontrolle intensive dhe të befasishme në institucionet penitenciare, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është zhvilluar në IEVP Korçë dhe IEVP Pojske, në zbatim të Urdhrit Nr. 815, datë 29 prill 2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi. Operacioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë Forcat Operacionale dhe ato Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me grupet e sigurisë nga disa institucione të tjera penitenciare në vend.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e brendshme dhe të jashtme:

  1. Në IEVP Pojske janë konstatuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit sende të tepërta dhe të palejuara, që cenojnë standardet e sigurisë dhe disiplinës.
  2. Në IEVP Korçë janë sekuestruar sende të mprehta, të cilat përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë brenda institucionit.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet janë kryer në mënyrë të koordinuar, të befasishme dhe sipas standardeve të larta profesionale, me synim parandalimin e futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se mbetet e vendosur në zbatimin e një politike me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje, ndërsa paralajmëron se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha institucionet penitenciare në vend.

Sipas njoftimit, çdo rast shkeljeje do të trajtohet menjëherë, duke përfshirë masa administrative dhe ndjekje penale ndaj personave përgjegjës./Euronews.al

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika