Drejtoria e Inspeksionit me aksion ndaj shitësve afër tregut të gjelbër në Prishtinë

Të hënën Komuna e Prishtinës respektivisht Drejtoria e Inspekcsonit i ka larguar shitësit nga rrugët në afërsi të tregut të gjelbër

Aksioni i Drejtorisë së Inspekcionit afër tregut të gjelbër

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se të hënën Drejtoria e Inspescionit i ka larguar nga rrugët të gjithë shitësit të cilët ishin duke e zhvilluar veprimtarinë e tyre afër Tregut të Gjelbër.

Zogaj ka bërë të ditur se përveç largimit të shitësve, është pastruar ajo pjesë nga mbeturinat që kishin vite që gjendeshin aty.

“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të tregut të gjelbër, dhe njëkohësisht ka organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të grumbulluara aty ndër vite”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Ai i ka falënderuar shitësit siç ka thënë për mirëkuptim dhe për bashkëpunimin e treguar gjatë aksionit të inspeksionit. Sipas nënkryetarit të Prishtinës pas këtij aksioni tregtarët do të kenë çasje më të lehtë dhe më të përshtatshme në treg, dhe po ashtu Komuna e Prishtinës do të ketë kontroll më të lehtë në këtë treg.

Aksioni i Drejtorisë së Inspekcionit afër tregut të gjelbër

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika