Dren Boshnjaku në krye të Bordit Drejtues në ShSKUK

Dren Boshnjaku është zgjedhur kryesues i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (ShSKUK) sot.

Ky institucion njoftoi se Boshnjaku u zgjodh të enjten me 6 vota pro dhe një votë të pavlefshme, derisa mandati i tij do të jetë njëvjeçar.

Boshnjaku është neurolog dhe në Bord përfaqëson Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai është anëtar i këtij Bordi që nga 26.04.2024, kur Qeveria kishte emëruar bordin e ri.

Ai u zgjodh kryesues, pas përfundimit të mandatit të kryesuesit paraprak, Naim Bardiqit, i cili ishte përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Me përfundimin e mandatit të tij si kryesues, Bardiqi dha dorëheqje nga të qënit anëtar i Bordit.

SHSKUK-ja e ka falënderuar Naim Bardiqin për kontributin e dhënë deri më tani në këtë pozitë, e edhe anëtarin e Bordit Drejtues, Besim Demolli.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-se në mbledhjen e 52 – të mbajtur me datë 20.06.2024 konform dispozitave ligjore; me 6 vota PRO, dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur Kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Dren Boshnjakun. Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar, dhe falënderuar, për kontributin e deritanishëm ish-Kryesuesin Dr. Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së Dr. Besim Demollin. Kryesuesi Dr. Boshnjaku në fjalën e tij falënderoj anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjes së cilësisë të shërbimeve shëndetësore nga SHSKUK”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika