Drenusha Latifi tregon se si e ka rrahur ish-burri: Kishte dhunë fizike dhe psiqike
Ish-misi i Kosovës, Drenusha Latifi ka folur për herë të parë pasi e ka denoncuar burrin në polici. Një gjë të tillë ish-këngëtarja nuk e kishte bërë ndonjëherë. Latifi ka treguar se ajo është në proces gjyqësor me burrin e saj, ku i njëjti nuk guxon t’i afrohet. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur […]
Ish-misi i Kosovës, Drenusha Latifi ka folur për herë të parë pasi e ka denoncuar burrin në polici.
Një gjë të tillë ish-këngëtarja nuk e kishte bërë ndonjëherë.
Latifi ka treguar se ajo është në proces gjyqësor me burrin e saj, ku i njëjti nuk guxon t’i afrohet.
Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se është ndarë nga ai para një viti.
Ndër të tjera, Latifi ka pohuar se ajo ka qenë e dhunuar fizikisht dhe psiqikisht.
“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psikike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-misi.















