Dreshaj: Diskrepanca e madhe në rezultate ishte befasi, por ky është vullneti i popullit

Shemsi Dreshaj, ish-deputet i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se rezultati ishte një befasi e vogël, pasi nuk kishin pritur një diskrepancë kaq të madhe.

“Nuk kemi pritur një diskrepancë kaq të madhe ndërmjet partisë së parë dhe partive të dyta e të treta, por sido që të jetë, ky është vullneti i popullit”, ka thënë ai.

Dreshaj ka deklaruar se sjellja e partisë së madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë kohës sa ai ishte deputet (2021–2025), nuk ka qenë fort demokratike.

“…me i shty proceset përpara me vullnet politik të numrave që kishte”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar gjithashtu Albin Kurti për ofertën e ofruar ndaj opozitës.

“Ai bëri një ofertë për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për ligjet që kërkojnë dy të tretat që të kalojnë në Kuvend. Mendoj që kjo nuk është ofertë serioze dhe mendoj që ka mundësi që të vazhdohet me mendësinë e njëjtë edhe në këtë mandat. Kjo nuk i duhet vendit”, ka thënë ndër të tjera Dreshaj.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika