Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj ka bërë të ditur se zona e Podgurit në Istog është e gatshme për të mbështetur listën me numër 137 në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka theksuar se kjo listë, e koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate-Konservatorët-E30 dhe Ideal, përfaqëson një “fitore të sigurtë” dhe është antipod i mendësive që ai i cilëson si totalitare dhe anti-amerikane.

“Sot Podguri frymoj 137! Lamtumirë totalitarizmit dhe anti-amerikanizmit. Lista e fitores, Lista 137, është antipod i këtyre dy mendësive,” ka shkruar kandidati, duke i dhënë një mesazh të qartë votuesve për orientimin politik të AAK-së në këtë fushatë.

“Istogu është Podgur. Podguri është vetë historia. Sot Podguri frymoj 137! Lamtumirë totalitarizmit dhe anti amerikanizmit.

Lista e fitorës, lista 137, është antipod i këtyre dy mendësive”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Në një tjetër postim, Dreshaj ka përmendur gatishmërinë e banorëve të Treboviqit, Bllagajës dhe Nakëllit për të përkrahur listën 137.

“Treboviq, Bllagajë e Nakëll të gatshëm për 9 Shkurt. Lista 137, fitore e sigurtë!”