Dreshaj i AAK-së: Mashtrim i paskrupullt i Qeverisë, u shkel edhe një herë vendimi i Kushtetueses për skemat pensionale

"Mashtrimi vazhdon, kushtetuesja e pafuqishme! Sapo u shkel edhe një herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti. Logjika autoritare, kundër kushtetuese dhe diskriminuese ndaj kategorisë më të ndejshme të kësaj shoqërie, të pensionuarve u goditën edhe një herë pas shpine nga kjo qeveri"

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së

Prokjetligji për skemat penisonale ka kaluar gjatë ditës së enjte në Kuvend dhe për këtë ka reaguar deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, duke thënë se “është shkelur edhe një herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas tij,  Qeveria Kurti e “vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt”.

“Mashtrimi vazhdon, kushtetuesja e pafuqishme! Sapo u shkel edhe një herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti. Logjika autoritare, kundër kushtetuese dhe diskriminuese ndaj kategorisë më të ndejshme të kësaj shoqërie, të pensionuarve u goditën edhe një herë pas shpine nga kjo qeveri. Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputetë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese. Këto amandamente u votuan kundër nga pushteti!”, ka shkruar Dreshaj.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika