Dreshaj i AAK-së: Me integrimin në NATO problemet e sigurisë në veri do të jenë minore

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, është shprehur se sfida kryesore në veri të Kosovës është problemi i sigurisë dhe më pas ai politik. Në vlerësimin e tij, integrimi i Kosovës në NATO do të reduktojë problemet e sigurisë në këtë zonë. Dreshaj ka theksuar se ka shembuj në botë ku zgjidhja e sfidave të sigurisë ka përcaktuar dhe zgjidhur çështjet politike, dhe ai shpreson që bashkësia ndërkombëtare do të implementojë një model të ngjashëm në rastin e Kosovës

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se veriu i Kosovës është në radhë të parë problem i sigurisë e pastaj problem politik.

Sipas tij, me integrimin e Kosovës në NATO, problemet e sigurisë në pjesën veriore do të jenë minore.

“Unë mendoj që e ardhmja e Kosovës është integrimi i saj në NATO dhe atëherë çështjet e sigurisë do të jenë çështje minore. Ka shembuj të mriz ku të gjitha problemet politike janë definuar me zgjidhjen e probleme të sigurisë. Kemi shembuj në botë dhe mendoi që atë shembuj që bashkësia ndërkombëtare t’i implementojë në rastin e Kosovës, mendoj që veriu nuk është vetëm problem politik siç është definuar, por në radhë të parë i sigurisë”, ka thënë Dreshaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika