Dreshaj: Iniciativat e opozitës nuk po gjejnë mbështetje të pozitës, kjo është në dëm të demokracisë

Sipas, Dreshajt, opozita nuk është duke u marrë parasysh nga pozita pasi as një iniciativë e opozitës nuk është duke gjetur mbështetje

Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës

Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK), ka komentuar pune  e qeverise Kurti 2 dhe mundësimin e rrëzimit të saj. Sipas tij, deputetët e qeverisë nuk  janë duke i marrë parasysh propozimet e opozitës.

Dreshaj, ka thënë se “a asnjë iniciativë e cila vije nga deputetët e opozitës nuk gjene mbështetjen e deputetëve të pozitës dhe kjo është e dëmshme  për demokracinë e Kosovës”.

Sipas tij, opozita do të duhet të bashkohet dhe t’i bëjë planet konkret për ta rrezuar qeverinë Kurti 2.

Kur është pyetur deputeti nga radhët e AAK-së se ka  përçarje në Grupin Parlamentarë  të Vetëvendosje,  Dreshaj ka thënë se për këtë çështje ai nuk ka informacione dhe sipas tij, “deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) janë unike kur po duhet  për të votuar”.

Tutje  ai ka sqaruar se në LVV numri i deputetëve  ka filluar të zvogëlohet dhe kjo po shihet dhe neper seanca, ku ai ka vlerësuar se mund të këtë deputetët që nuk janë të kënaqur me pozicionin e tyre brenda LVV-së.

“Vetëm deputeti i LVV-së Fatmir Humolli, e ka bërë publikisht se  do ta rishikojë pozicionin e tij ndërsa të tjerët jo”, ka shtuar ai.

Mos kalimi i ligjit për shëndetësinë Dreshaj, ka cilësuar si të gabuar pasi sipas tij “më mirë vend të këtë një ligj të keq sesa pa ligj fare”.

Ai ka thënë se çdo iniciativë  e opozitës refuzohet në mënyrë arbitrare dhe nëse është mirë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika