Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, pas tubimit elektoral në Klinë e Baran, ka theksuar se qytetarët e vendeve janë rreshtuar pas partisë së tij.

Ai ka deklaruar se 9 shkurti do të jetë fundi i totalitarizmit dhe anti-amerikanizmit.

 “Klinë e Baran të rreshtuar pas AAK, me listën e fitorës 137. Këtë herë shumë më ndryshe. Data 9 Shkurt do të jetë fundi i totalitarizmit, centralizmit dhe anti amerikanizmit!”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.