Dreshaj: Përkundër vendimit të Kushtetueses për pensionet kontributdhënëse, diskriminimi me 15 vjetëshin vazhdoi

Pas miratimit të ligjit për skema pensionale, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme. E njëjta ka shprehur shqetësimin e saj për atë që e cilëson si "diskriminim" evident në ligjin e lartëcekur

Shemsedin Dreshaj-AAK

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka vlerësuar se diskriminimi për pensionet kontributdhënëse në raport me 15 vjetëshin e eksperiencës po vazhdon të jetë evident.

Gjatë seancës të së enjtes, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar ligjin për skema pensionale. Pikërisht për këtë ligj, AAK ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme. Dreshaj nga AAK ka deklaruar se pavarësisht amandamenteve të propozuara për ndryshime në ligj, të njëjtat janë refuzuar.

“Ne dje kemi propozuar që paragrafi 2.2 nenit 8/A për pensionin parcial kontributdhënës të largohet. Arsyeja, shumica e të dërguarve nga puna nuk kanë dëshmi për largimin nga puna. Pra, janë larguar pa vendime. Këta nuk mund të sjellin dëshmi që janë larguar dhunshëm. 2. Kemi propozuar amandamentin e dytë të ndërrohet paragrafi 2.4 i nenit 8/A. Të aplikohet parimi i proporcionalitetit sipas viteve kontributpaguese deri në vitin 2002. Në vitin 2002 për herë të parë, qytetarëve të Kosovës kanë filluar që t’u ndjajnë lekë për trustin pensional dhe atëherë sipas një skeme që ne kemi përllogaritur. Pra, 15 vite-100 përqind, 10-14 vite rreth 75 përqind dhe 5-9 vite në 50 përqind dhe më pak se 5 vite, 31 përqind. Dhe amandamenti i tretë që është propozuar ka qenë që në paragrafin 4 të të njëjtit vend ku lartësia pensionale për pensionimim parcial për secilin nivel përcaktohet sipas formulës, duke startuar nga 20 përqindshi i pagës dhe të shtohet përqindja për 1 për qind. Fatkeqësisht edhe kjo nuk është aprovuar’, ka deklaruar Dreshaj.

Ky i fundit vlerëson se diskrimini po vazhdon të jetë evident në skemat pensionale, gjersa e vlerëson Kosovën si vend që nuk njeh avancimet profesionale dhe jo vetëm.

“Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pensionet kontributdhënëse, vazhdoi diskriminimi me 15 vjetëshin prapë…ligji parasheh që në rast se ju nuk i mbudhni 15 vite deri në kohën kur dilni në pension, ju keni të drejtën e blerjes së deri në 3 vjet të stazhit. Ky nuk implementohet me anë të këtij ligji. Me këtë ligj, Kosova është i vetmi vend në botë që nuk i njeh avancimet profesionale dhe shkencore që i ka lëshuar vetë shteti jonë”, ka deklaruar ai.

Gjersa ka numëruar ato që ai i cilëson dështime të qeverisjes aktuale, Dreshaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën dhe atë të subjektit politik të tij.

“Realisht, si AAK ne jemi shumë të brengosur për shkak se jemi në një situate jo të mirë politike në vend, dhe me të drejtë mendoj se duhet të ngrejmë një pyetje. Çfarë duhet t’i ndërkohë këtij vendi që të vetëdijesohemi? Përderisa në skemën ndërkombëtare nuk kemi asnjë njohje, u prishëm me SHBA-të e BE-në, ne u vendosën sanksionet për herë të paë nga viti 99 dhe u përjashtuam nga Defender 2023. Dështuan në reformën ekonomike, arsimore e shëndetësore, humbëm shpresën për të nesërmen, po na ikin të rinjtë jashtë vendit, kemi një qeverisje me ministra me vendime të prera nga Gjykata, qeverisje me ministra me vendime përkundër Kushteteuses, kemi refuzim nga paka minimale të veteranëve, të të verbërve…”, ka deklaruar ai.

Me 76 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për skemat pensionale.

Pro këtij projektligji votuan edhe deputet e LDK-së, përkundër se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, më herët pati thënë se kalimi i ligjeve nëpërmjet seancave të jashtë zakonshme e humb kualitetin e këtyre ligjeve.

“Çka ka të jashtëzakonshme, pse duhet Kuvendi i Kosovës m’i mbajt dy seanca të jashtëzakonshme brenda dite, m’i shqyrtuar 3 pika, të cilat janë totalisht të ndryshme”, ka thënë Gashi.

Sa i përket këtij impaktit financiar që ka ky Projektligj, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se parashihet të jetë rreth 60 milionë euro në vit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika