Dreshaj: Qasja e qeverisjes aktuale ka qenë pak e ngathët në raport me Serbinë

Se si shihet pushteti nga sytë e opozitës ka treguar deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj. Ai ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk ishte trajtuar si çështje prioritare. Ndërkaq, lidhur me grevën në arsim ai e ka cilësuar si problem që vie nga një dialog jo i mirëfilltë. Lidhur me sektorin e shëndetësisë, Dreshaj ka thënë se krijimi i një komisioni të Shëndetësisë ka lënë për të nënkuptuar se Kurti nuk ka qenë i kënaqur me punën e ministrit Latifi

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së





Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se qasja e Qeverisë së Kosovës ka qenë e ngathët në raport me Serbinë duke vendosur dialogun në mes dy vendeve në pikë të shtatë e ndonjëherë, edhe të njëmbëdhjetë.

I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Dreshaj ka thënë se qeverisja aktuale ka qenë gabim dhe se AAK-ja si subjekt politik, për çështjet e shtetit nuk luan rolin e opozitës por atë të përkrahësit.

“Qasja e qeverisjes aktuale ka qenë pak e ngathët në raport me Serbinë duke vendosur dialogun në pikën e 7 e të 11 në periudhat ditore që janë përcaktuar. Ne kemi qenë të vetdijshëm që dialogu ka qenë pikë e pakalueshme në proceset e krijimit dhe përmbylljes së shtetësisë së Kosovës”, ka deklaruar Dreshaj gjersa ka theksuar se “në esencë, qeverisja aktuale ka qenë gabim. AAK si subjekt politik për çështjet e shtetit, ne nuk jemi opozitë, jemi përkrahës”.

Sipas Dreshajt, pretendimi i opozitës mbetet realizimi i një marrëveshjeje finale çështjet teknike të së cilës, nuk duhen bërë prioritet.

“Unë vetëm një gjë dua të them si qëndrim që kemi si subjekt politik. Ne pretendojmë marrëveshjen finale. Krejt çka ka marrëveshje brenda marrëveshjes finale janë çështje teknike që realizohen me kalimin e kohës. Nëse ne bimë në ujërat duke lejuar që marrëveshjet teknike të marrin rolin dominues para marrëveshjes finale. Atëherë gjithçka nuk do të shkojë mirë. Bëjë apel që Kryeministri Kurti dhe Ministri Bislimi të jenë agjenti ynë, të përgaditur që të insistojnë për marrëveshjen finale”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Dreshaj ka thënë se ngjarjet e djeshme në veri të vendit, përkatësisht djegia e pasurive të dy serbëve që kishin bërë ndërrimin e targave të vetura në RKS, nuk janë sjellje të mira për të cilat, Evropa herët apo vonë duhet të hapë sytë e t’i shoh.

Ndërkaq, lidhur me terminologjinë e kritikuar të Kryeministrit Kurti lidhur me përdorimin e fjalës “luftë”, Dreshaj ka thënë se e kupton atë ngase do të jetë i përgaditur.

“Ne duhet të përgaditemi sikur luftë kemi nesër dhe duhet të mendojmë sikur luftë ska kurrë”, ka deklaruar Deputeti Dreshaj.

Greva në arsim

Sipas Dreshajt, duhen krijuar kushte ashtu që mësimdhënësit t’i rikthehen procesit mësimor mirëpo një dialog i mirëfillt në mes dy palëve nuk eziston.

“Ne duhet të iu ofrojmë kushte të jenë në shkolla, në banka, aty ku e kanë vendin… Problemi është që nuk po mirren vesh, dialogu i mirëfillt nuk ka filluar”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se 100 milionë euro nuk janë një shumë e madhe për arsim cilësor.

Gjersa ka rikujtuar fjalët e tij në kuvend ku Dreshaj ka thënë se mësimdhënësit nuk frikësohen dhe nuk shantazhohen, ai ka thënë se të dy palët duhet të dialogojnë ashtu që fëmijët të kenë një performancë të duhur dhe njëherësh, as mësimdhënësit të mos kenë brengën e të siguruarit ushqim pas drekës.

Dreshaj për komisionin e kryesuar nga Kurti: I pakënaqur me punën e ministrit Latifi

Dreshaj ka thënë se nuk ka pritur një performancë të mirë nga ana e sektorit të shëndetësisë, qoftë në kohën e ministrit Vitia apo atij Latifi.

“Krijimi i një komisioni të tillë në krye me kryeministrin, lë të kuptohet se është i pakënaqur me punën e ministrit por futja e ministrit në këtë komision lë shume për të sqaruar”, ka thënë Latifi gjersa ka theksuar se dyshon në rritje të ndonjë performance në gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

Ndër të tjera, Dreshaj ka thënë se lidhur me pozicionimin e mjekëve në projektligjin e pagave, “shëndetësia nuk është keq e pozicionuar”.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika