Dreshaj: Qeveria të bëjë kujdes – Trump do të jetë kërkues ndaj Kosovës

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga presidenca e Donald Trump-it, duke kujtuar se gjatë qeverisjes së tij, Ramush Haradinaj formoi ushtrinë e Kosovës.

Sipas Dreshajt, Kosova duhet të jetë në linjë me SHBA-në dhe të vazhdojë përmbushjen e detyrave të saj.

“Jo mendoj e nuk duhet të frikësohet. Duhet të mos harrohet se në kohën e qeverisjes së Trumpit Ramush Haradinaj e ka krijuar ushtrinë e Kosovës. Kosova duhet ta mat vetën se çfarë të veprojë ne duhet t’i kryejmë detyrat tona dhe duhet të jemi në trend  dhe në vijë me SHBA-në. Kosova nuk është epiqendra e botës që të gjithë të sillen rreth saj e ne të mendojmë si të dirigjomë të tjerët”, ka theksuar ai.

Ai ka potencuar se kryeministri aktual duhet të kuptojë që “Kosova nuk është epiqendra e botës” dhe të jetë i kujdesshëm në bashkëpunimin me administratën e Trump-it, që pritet të jetë e kërkuese dhe sfiduese.

“Mendoj se kryeministri i ardhëm duhet të jetë aq i mençur sa të mendoj që Kosova nuk është epiqendra e botës, dhe të mendoj se ka kriza e kriza në botë sa të spostojnë Kosovën në një pozicion krejt tjetër. Unë mendoj se me administratën Trumo qeveria  duhet të jetë mjaftë e kujdesshme, për shkak se presidenti i ardhëm i SHBA-së do të jetë mjaftë kërkues”, ka deklaruar Dreshaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika