Kandidati për deputet nga AAK, Shemsedin Dreshaj, ka theksuar angazhimin e qytetarëve të fshatrave Qyshku, Zahaqi, Nabërgjani dhe Lugu i Drinit për ndryshimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Dreshaj ka shprehur besimin se data 9 shkurt do të dëshmojë mbështetje të fuqishme për listën 137.

“Qyshku, Zahaqi, Nabërgjani dhe Lugu i Drinit, mbrëmë i dërguan mesazh Kosovës. Jemi rreshtuar me listën fitores 137! Data 9 Shkurt këtë do e dëshmoj”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.