Drita fiton ndeshjen ndaj FC Prishtinës

FC Drita ka triumfuar me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj FC Prishtinës

Drita ka fituar me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj ekipit të Prishtinës, në derbin e xhiros së 21-të të ligës elitare.

Ndërsa Prishtina ka shënuar humbjen e tretë radhazi në Superligë.

Bardhekaltërit avancuan të parët me Jalen Aleix Blesan, i cili shënoi në pjesën e parë pas një depërtimi të bukur.

Por, ekipi i Ismet Munishit nuk ia doli ta ruante këtë epërsi në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan.

Besnik Krasniqi (43’) nga penalltia fillimisht barazoi rezultatin, ndërsa Blend Baftiu (48’) ia siguroi fitoren Dritës. Golin për Prishtinën në këtë ndeshje e shënoi amerikani, Jalen Blesa në minutën e 34-të.

Me këtë fitore, Drita barazohet me Ballkanin në krye të tabelës me 44 pikë, por ekipi nga Suhareka ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika