Drita me fitore historike ndaj Shelbourne

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar një fitore historike të enjten mbrëma në Dublin, duke triumfuar 1:0 ndaj Shelbournet në Ligën e Konferencës.

Kjo fitore vjen pas dy barazimeve ndaj KuPS-it dhe Omonias në fazën e ligës.

Goli vendimtar u shënua nga sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj, në minutën e 57-të.

Ndeshja kishte momente të forta për të dy ekipet. Kapiteni i Dritës, Rron Broja, goditi traversën në minutën e 45-të me një gjuajtje me kokë, ndërsa Shelbourne, që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të pas përjashtimit të James Norrisit, pati disa raste për gol, përfshirë një gjuajtje në shtyllë nga Harry Wood.

Drita me këtë fitore historike i ka sjellë klubit 400 mijë euro të tjera nga UEFA.

Me këtë fitore dhe dy barazimet e mëparshme ndaj Omonias dhe KuPS-it, Drita ka arkëtuar gjithsej 666 mijë euro në tri ndeshjet e para të fazës grupore. Çmimi për një barazim është 133 mijë euro, ndërsa fitorja sjell 400 mijë euro.

Pjesëmarrja në fazën e ligës i ka siguruar Dritës edhe 3.17 milionë euro, duke e çuar fitimin e përgjithshëm të klubit në mbi 3.8 milionë euro në këtë fazë.

Drita ka ende të paktën tri ndeshje të tjera në fazën grupore, ku do të përballet me Shkëndijën dhe Alkmarin në shtëpi, dhe do të udhëtojë te Rayo Vallecano.

Aktualisht, me pesë pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara, Drita është në vendin e 13-të, që aktualisht e çon në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika