Liderja e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, i është afruar edhe më shumë mbrojtjes së titullit të kampionit, pas fitores minimale 1:0 ndaj Prishtinës, të mërkurën pasdite.
Golin vendimtar në derbin e javës së 31-të të elitës së futbollit kosovar e realizoi sulmuesi Blerim Krasniqi.
Krasniqi shënoi nga afërsia në minutën e 83-të, pas një asistimi të saktë nga Liridon Balaj, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë tejet të rëndësishme.
Me këtë fitore, Drita është forcuar në krye të tabelës me 60 pikë, duke bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit kampion.