“Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara” – Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, në koordinim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, ka realizuar operacionin policor, i cili është zhvilluar në bazë të hetimeve të gjata dhe të mbështetura në masa të veçanta të hetimit.


Operacioni u zhvillua më 22.04.2025 rreth orës 15:00, dhe pati si rezultat arrestimin e disa të dyshuarve për veprën penale sipas Nenit 267 të Kodit Penal – Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjatë realizimit të planit taktik në Prishtinë: U arrestuan tre persona të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve,

U sekuestruan 2 kg e 643.27 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlera në treg rreth 200,000 euro),

U konfiskuan:

Një armë me 35 fishekë,

Dy automjete,

Tre telefona të mençur,

4000 euro në para të gatshme,

Prova të tjera materiale që lidhen me rastin.

Po ashtu, gjatë operacionit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë tentuar të largohen me veturën e tyre.

Gjatë kontrollit u është gjetur një armë dhe është konstatuar se automjeti i tyre ishte me dokumentacion të falsifikuar.

Personat në fjalë nuk kanë ndërlidhje me rastin kryesor, andaj janë proceduar nga patrulla policore e Stacionit Jugu – Prishtinë.

Në vijimësi të hetimeve dhe zhvillimit operacional është kontrolluar edhe banesa e njërit nga të dyshuarit në Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

2 kg e 300 gram substancë e dyshuar kokainë (vlerë e përafërt në treg rreth 180,000 euro),

Një armë zjarri me 14 fishekë.

Të gjithë të dyshuarve kryesor iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga DHTN – Sektori Qendror në koordinim me organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me “Pearson” mbajtën trajnim për qindra mësimdhënës të Gjuhës...

Shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson” mbajti të shtunën trajnim njëditor në Prishtinë, për qindra mësimdhënës të gjuhës angleze me temën...

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

Të fundit nga rubrika