Drogë në një kamion reflektorësh, detaje nga rasti i shënjestruar nga Specialja

“Reflektori” është rasti më i ri i shënjestruar nga Prokuroria Speciale. Ky është bërë rasti i 84-të i shënjestruar, përderisa bëhet fjalë për dhjetëra kilogram heroinë të cilat u zunë në një kamion që po barte reflektorë. RTV Dukagjini sjellë detaje nga dosja e Prokurorisë për këtë rast

Dhjetëra kilogramë heroinë të cilat dyshohet se po transportoheshin nga Turqia në Kosovë, ishin fshehur në një kamion që po barte reflektorë.

Gjithë kjo sasi e narkotikëve, u zu para pak muajsh nga organet e drejtësisë.

Në paraburgim tashmë po qëndrojnë dy persona, përderisa Televizioni Dukagjini ka mësuar se ata po dyshohen për organizim të grupit kriminal, si dhe për posedim e transport të narkotikëve.

Rasti, një ditë më parë u shënjestrua nga Prokuroria Speciale.

Dukagjini ka mësuar se personi që po e voziste kamionin, ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ishte duke bartur narkotikë, përderisa ka thënë se dikush prej të afërmve të tij i ka thënë që mjetin me reflektorë ta dërgoj deri në një destinacion të caktuar.

“Reflektori” është bërë rasti i 84-të i shënjestruar nga Prokuroria Speciale.

“30 prej rasteve të shënjestruara janë raste të plotfuqishme. 11 të tjera janë vendosur në shkallë të parë, 31 raste janë në fazë të gjykimit, kurse gjashtë raste janë në fazën e hetimeve”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale.

Megjithatë, juristi Leotrim Gashi tregon se nga gjithë këto raste, nuk ka pasur shumë rezultate.

“Nuk kemi parë një sukses të madh të trajtimit të tyre. Numri më i madh i rasteve të shënjestruara kanë të bëjnë kryesisht me rastet në të cilat të akuzuarit i takojnë sferës së rasteve të narkotikëve apo armëve, mirëpo nuk kemi raste të mëdha në të cilat janë të akuzuar zyrtarë të lartë të shtetit të akuzuar për korrupsion”, ka thënë Gashi.

Sikur Prokuroria, Gashi vlerëson se as Gjykata nuk ka bërë punë të mirë në trajtimin e këtyre rasteve.

“Ne nuk kemi parë që gjykatat kanë trajtuar me prioritet këto raste dhe këto janë trajtuar sikurse çdo rast tjetër, aq më keq ka pasur raste të shenjestruara të cilat edhe janë parashkruar gjatë kohës së gjykimit të tyre”, thekson ai.

Disa prej rasteve të shënjestruara, janë një prej kushteve që i janë vënë Kosovës për liberalizimin e vizave.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika