Drosera, lulja mishngrënëse

Lulja Drosera është një lule unike e cila karakterizohet si lule mishngrënëse.

Lulja Drosera
Lulja Drosera

E njohur në mbarë botën për pamjen mbresëlënëse por edhe për instinktet e saj vrastare.I takon kategorisë së bimëve mishngrënëse, dhe më specifikisht familjes Droseraceae lure,  e cila përfshin mbi 194 lloje.

Lulja Drosera
Lulja Drosera

Drosera  mund të jenë aq të vogla sa një monedhë ose aq e madhe sa një shkurre e vogël. Gjethet e tyre të mbuluara me tentakulë vijnë në një larmi dizajni kanë gjethe rrethore, gjethe në formë ovale, gjethe të formësuara ose lineare ose filiforme si një teh i hollë bari. Gjethet e tyre mund të jenë në formë rripi,  ose të degëzuara  si një fier ose rrjetë merimangash vdekjeprurëse.

E quajtur ndryshe edhe Bima-merimangë, gllabëron çdo insekt që kalon para saj.

Lulja Drosera
Lulja Drosera

Një veçori karakteristike e bimës në fjalë, janë gjethet e gjera, sipërfaqja e të cilave është e mbuluar me disa fijëza të mprehta që ndihmojnë në kapjen e insekteve. Në skajin e çdo fieje gjenden disa pikëza me një substancë ngjitëse. Porsa insektet vijnë në kontakt me lëngun ngjitës, është e pamundur që të shkëputen. Në vazhdim, gjethet e droseras mbështillen ngadalë, duke  e çuar “prehun” në bazën e bimës për tretje.

Ilustrim
Lulja Drosera

Është supozuar se insektet tërhiqeshin gjithashtu nga ngjyra e kuqe e ndezur të cilën e kan shum nga lloji i këtyre luleve .

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika