Dua Lipa ‘do të bëhet pjesë e filmit Barbie’

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, raportohet se ka marrë një rol të madh në filmin e ri ‘Barbie’. Pra aktorja e cila do të luajë në këtë film, Margot Robbie, nuk do të jetë e vetmja me rolin kryesor

Dua Lipa

Dua Lipa, me albume të suksesshme, çmime të shumta e këngë të pandalshme, është duke bërë lëvizje nga bota muzikore edhe në botën e filmit, duke marrë një rol të madh në filmin e ardhshëm, ‘Barbie’, raporton DailyMail, transmeton Portali D.

Këngëtarja 26 vjeçare, nga rritja e ekipit të filmit Barbie, do t’i bashkohet aktorëve Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan, gjithashtu, kjo vjen pasi ajo bëri shfaqjen e saj këtë vit te filmi i ri thriller spiun i Apple TV plus, i titulluar “Argylle”.

Raportimet kanë ardhur, pasi Margot Robbie e cila luan rolin kryesor, është bërë e ditur se nuk do të jetë i vetmi personazh në filmin Barbie, i cili është duke u xhiruar në Britani.

Margot Robbie

Një person i brendshëm i filmit ka thënë se Dua po bën bujë si në muzikë ashtu edhe në filma, raporton The Sun,  transmeton Portali D.

“Ajo me të vërtetë i bëri përshtypje filmit ‘Argylle’ dhe u përhapën fjalë rreth Hollivudit se sa e mirë ishte” , ka thënë një person i brendshëm i filmit për The Sun.

Sipas burimeve të gazetës The Sun, skenari i filmit është i mbyllur, dhe ka të bëjë me një kukull të dëbuar nga Barbie Land.

Po ashtu, filmi i ri “Barbie” do të dalë në treg në vitin 2023.

“Edhe pse Argylle është një film i madh më vete, Barbie do të jetë një pjesë e rëndësishme për Dua-n, sepse ka kaq shumë zhurmë rreth tij” , ka thënë tutje ai.

Aktori amerikan, Henry Cavill, dhe këngëtarja shqiptare e kthyer në aktore Dua Lipa, në videon trailer të publikuar në rrjetet sociale për filmin e ri që do të shfaqet këtë vit, afrohen me një kërcim.

Hnery Cavill dhe Dua Lipa

Aktori 38-vjeçar luan rolin e personazhit të titullit në këtë film të ri nga regjisori Matthew Vaughn, me këngëtaren Lipa që ka debutuar në aktrim në rolin e Lagrange.

Cavill ka postuar fotografinë e parë në Instagram, megjithëse një video e shkurtër ngacmuese është shfaqur, gjithashtu, në rrjetet sociale që shfaq pjesët e para të pamjeve të aktorit Cavill, këngëtares Lipa dhe yllit të famshëm të “West Side Story”, Ariana DeBose.

Videoja e shkurtër përfundon me Lagranzhin e Lipës, duke kërcyer vetë në mes të pistës së vallëzimit.

Pjesëmarrja e Dua Lipës është njoftuar për herë të parë në korrik të vitit 2021. Gjithashtu, ajo do të krijojë muzikë origjinale për “Argylle”.

Filmi është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway, i cili do të publikohet në vitin 2022.

Data e publikimit nuk është konfirmuar, por Apple ka thënë se filmi do të “vijë së shpejti”. Vetëm se do t’ju duhet një abonim (4,99 dollarë në muaj) për ta parë në Apple TV+.

Dua Lipa është yll i pop-it, në raste të rralla, një modele në pistë. Tani duket se ajo së shpejti do të bëhet edhe një yll filmi.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika