Dua Lipa do të mbajë koncert në Pula Arena, biletat u shitën për 10 minuta

Biletat e barit ishin 79 euro – që është opsioni më i lirë, dhe përveç kësaj, kishte 139 euro për kutinë, 109 për katin përdhes, 99 për tribunën dhe biletat platin kushtonin 486.5 euro

Dua Lipa koncert në Pula Arena të Kroacisë

Ylli britanik me prejardhje shqiptare, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor dhe brenda pak minutash i shiti biletat për anenën ku do të mbahet koncerti në Pula.

Pasi u njoftua pak ditë më parë se Dua Lipa do të mbajë një koncert në Pula Arena më 9 qershor të këtij viti, biletat dolën në shitje mëngjesin e sotëm dhe u deshën 10 minuta për t’u shitur.

Biletat e barit ishin 79 euro – që është opsioni më i lirë, dhe përveç kësaj, kishte 139 euro për kutinë, 109 për katin përdhes, 99 për tribunën dhe biletat platin kushtonin 486.5 euro.

Për ata që janë të gatshëm të paguajnë një shumë më të madhe për të dëgjuar këngëtaren live, disa bileta platini do të jenë sërish në dispozicion dhe do të publikohen periodikisht.

Në turin e ri, këngëtarja me origjinë shqiptare do të shfaqë premierë live këngët e albumit të saj të tretë studio “Radical Optimism”, të cilat nuk do ta shohin dritën e ditës deri në maj.

Publiku do të ketë gjithashtu mundësinë të dëgjojë hite si “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe “Dance The Night” të publikuar së fundmi, i cili është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe singulli i fundit ” Houdini” që ajo bëri me Tame Impala.

Informacioni se ajo do të këndojë në Kroaci u bë e ditur qysh në janar, ndërsa mediat kroate pohuan se ajo do të performojë dy ditë radhazi. Këngëtarja deri më tani ka paralajmëruar vetëm një performancë, shkruan Klix.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika