Dua Lipa mbulon ballinën e prestigjiozes “TIME”

Këngëtarja me famë botërore, por me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa, ka mbuluar ballinën e revistës prestigjioze TIME

Këngëtarja me famë botërore, por me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa, ka mbuluar ballinën e revistës prestigjioze TIME. Nga kjo revistë ajo është shpallur një ndër personat më me ndikim në botë.

Lajmin e ka bërë ditur vet ylli i popit, Dua Lipa përmes llogarive të saj në rrjete sociale, Instagram dhe Facebook, ku e ka falënderuar revistën dhe bashkëpunëtorët.

“Faleminderit TIME dhe faleminderit miku dhe heroi im Patti Smith për fjalët e mrekullueshme”, ka shkruar shqiptarja, postimi i së cilës është pëlqyer nga adhuruesit e ndjekësit.

 

Ndërkohë TIME në faqen zyrtare ka postuar ballinën duke bërë të ditur se Lipa në këtë intervistë flet rreth fëmijërisë se saj në Kosovë.

“Prezantojmë yllin e ballinës TIME100: Dua Lipa. Ylli i popit ka folur me TIME rreth albumit të saj të ri, fëmijërinë në Kosovë dhe ‘fuqinë e manifestimit’”, shkruhet në postimin e revistës.

Ylli ka treguar se që kur ka qenë fëmijë i ka shënuar ëndrrat që ka pasur duke planifikuar paraprakisht se çfarë do të bënte.

“Kurrë nuk i dihet se çfarë mund të realizohet”, ka thënë ylli duke treguar rreth albumit të ri, duke bërë të ditur se “manifestimi” është diçka shumë e madhe për të.

Ndërkohë revista e përshkruan shqiptaren, Lipa, të lindur në Londër, nga prindërit kosovarë/shqiptar, Dukagjin e Anesa Lipa, të cilët kanë ikur nga Prishtina si refugjatë gjatë viteve të 90/ta. Kur Lipa ishte 11 vjeçe, familja e saj u rikthye në Kosovë, ku vite më vonë ajo kërkoi nga prindërit të riktheheshin prapë në Londër në mënyrë që të ndiqte karrierën e saj në muzikë.

Përderisa shkonte në shkollë teatrale si adoleshente, Lipa filloi të lansonte këngë në platformën YouTube dhe nënshkroi kontratë me një agjenci modelesh.

Në vitin 2013 ajo mori punën e saj të parë, kur këndoi një version të këngës “Lost In Music” të Sister Sledge’s në reklamën televizive të “X Factorit”, punë kjo që çoi në kontrata me kompani si “TapMusic” e më vonë ajo firmosi kontratë për incizimin e këngëve me kompaninë “Warner Bros”.

Kënga “Be The One” korri sukses të madh, e cila u pasura me këngën “New Love” në vitin 2015. Më pas ajo lansoi edhe këngë të tjera po aq të suksesshme si “Hottel Then Hell”, ”Blow Your Mind (Mwah)” e “No Lie”.

Shqiptarja pastaj fitoi disa çmime prestigjioze si “British Breakethough Act” dhe “British Female Solo Artisti”, “Albumi i vitit” në ceremoninë Brit Awards dhe “Best Pop Vocal Album” në ngjarjen e 63-të me radhë të çmimeve “Grammy”.

Dua Lipa, TIME

Si rrjedhojë e suksesit të saj të madh, erdhi edhe përfshirja në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, me këngën “Dance The Night”, kolonë zanore e këtij filmi, të cilën e ka shkruar bashkë me muzikantin e mirënjohur Mark Ronson.

Më herët gjatë këtij viti, Lipa, u shfaq edhe në filmin “Argylle”. Ajo ka thënë se i pëlqen të luajë rolin e personazheve të ndryshme.

“Gjithashtu më pëlqen shumë të realizoj foto sesione ku mund të ndryshoj komplet dukjen. Më jep disi si një personalitet tjetër”, thotë ylli.

Platforma “Spotify” e ka shpallur podcastin e saj “Dua Lipa: At Yout Service”, si një ndër më të suksesshmit e vitit 2022.

Atë vit ajo lansoi edhe “klubin e librit”, ku ajo diskuton me adhuruesit për librat, dhe shkrimet për stilin e jetesës në websitin “Service 95”.

Lipa ka përmendur edhe liberalizimin e vizave duke e vlerësuar si arritje të lartë shtetërore.

“Ka shumë fëmijë që kanë ëndrra e shpresa dhe kanë dëshirë të jenë të lirë të lëvizin, të udhëtojnë e të eksplorojnë. Tani që pasaporta e tyre ka domethënie, është ndjesi e mirë”, shprehet ylli duke shtuar se nuk do që njerëzit që mendojnë se Kosova është e shkatërruar nga lufta.

“Ne e bëjmë një festival në Prishtinë, unë e babi im, ka të bëjë me mbledhjen e njerëzve në mbarë botën që të vijnë e të shohin se sa ndryshe është nga ajo që kanë menduar”, ka thënë ajo ndërkohë që ka treguar se ndërsa jetonte në Kosovë asnjë nga artistët e saj të preferuar nuk ishin nga aty.

Lipa thotë se albumi i saj i ri, në të cilin përfshihen këngë si “Hudini”, “Illusion” e “Training Season”, është inspirim nga artistët Skocez të viteve 80’të.

Që nga publikimi i albumit të saj të parë e deri më tani, këngëtarja thotë se ka ndryshuar për 180 shkallë dhe se tani ndihet më me vetëbesim se kurrë.

Shija e redaktorit

Dita e Presidentit, Osmani me familjen e saj e shënon...

24 maji është Dita e Presidentit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo ditë është vendosur nga presidenti historik, Ibrahim Rugova. Osmani ka thënë...

“Në burgun e Dubravës kemi fjetur në qiell të hapur...

Ndonëse këmba e ushtarëve të NATO-s ende nuk kishte shkelur në Kosovë, vëzhguesit e tyre nga ajri e toka po mblidhnin informacione për terrorin...

“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me “Pearson Education”, organizojnë trajnimin njëditor të titulluar “Breathing New Life Into Our Lessons” për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze....

Të fundit nga rubrika