Dua Lipa mbushë Tiranën me turistë ndërkombëtar në 110 vjetorin e pavarësisë

Tirana këtë 28 nëntor, ka pasur më shumë se zakonisht vizitor, e madje shumica e tyre të huaj. Shkak për këtë, është bërë koncerti falas në sheshin Skënderbeu, i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa

Dua Lipa, këngëtare

Loredana Hodosan dhe Narcis Andrei, kanë ardhur nga Barcelona në Tiranë, në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Nënë e bir nga Spanja, këtu i solli koncerti i këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

“Këtu në Tiranë sot jemi vetëm për Dua Lipën. Sepse është këngëtarja më e mirë, unë e dua shumë atë. Këtu kam ardhur me djalin tim…” ka thënë Loredana Hodonsan , ndërsa djali i saj, Narcis Andrei tha “Ne jemi shumë të emocionuar që do ta shohim atë. Janë bërë shumë vite që e dëgjojmë muzikën e saj dhe ne kur dëgjuam për këtë koncert, që ajo do të jetë në Evropë dhe për më shumë koncerti do të jetë falas, nxituam menjëherë”.

Loredana Hodonsan, turiste nga Spanja dhe djali i saj

Shqipëria atyre u ka lënë përshtypje të mira.

“Mua më ka pëlqyer mjaft vendi. Është një mënyrë tjetër e jetesës këtu, sepse është ndryshe nga vendet evropiane. Njerëzit duken shume të mirë”, ka thënë Hodonsan, turiste nga Spanja.

Sikur ta, për Dua Lipën në Shqipëri ka ardhur edhe turisti nga Danimarka, Hans Christian Jensen.

“Jam një fans i madh i Dua Lipës. Përveç këtu, kam qenë edhe në Kosovë, në SunnyHill”, ka thënë Hans Chirstian Jensen, turist nga Danimarka.

Hans Christian Jensen, turist nga Danimarka

Në Tiranë, të hënën janë parë edhe shumë turistë të tjerë nga vende të ndryshme evropiane.

Por përveç kryeqytetit që ka në agjendë këtë aktivitet që ka mbledhur turistë nga shumë vende, edhe qytetet e tjera, në mënyrën e tyre shënuan 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Organizimet për 110 vjetorin e pavarësisë nisën zyrtarisht që nga e diela, me aktivitetin kryesor që u mbajt në Kuvendin e Shqipërisë, që zhvilloi mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika