Dua Lipa në përgatitje të një albumi tejet personal

Dua Lipa thuhet se është duke i dhënë fundin ‘albumit të tretë të saj vërtet personal’.

Dua Lipa

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, thuhet se është në përfundimin e albumit të saj të tretë, i cili konsiderohet shumë personal për të, dhe pritet t’i lansojë disa këngë të reja para përfundimit të vitit 2023.

Këngëtarja 27-vjeçare pritet të ofrojë më shumë nga jeta e saj personale në tekstet e këngëve të albumit të radhës, dhe thuhet se ka kontribuar si tekstshkruese në çdo këngë të incizimit.

Një burim i brendshëm deklaroi për gazetën “The Sun”: “Albumi i tretë i Duas është vërtet personal për të dhe ajo ka qenë e përkushtuar në çdo hap të realizimit të tij. Ajo ka kaluar qindra orë në studio incizuese dhe ka shkruar çdo këngë të tij. Kjo është shumë e rëndësishme për të. Duke qenë se është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop, të gjithë tekst-shkruesit dhe artistët e talentuar ëndërrojnë të punojnë me të. Dua ka qenë shumë e qartë për qëllimet e saj për ta mbajtur albumin sa më argëtues, por në të njëjtën kohë, dëshiron të jetë e hapur dhe e sinqertë përmes teksteve të këngëve. Studioja incizuese me të cilën ajo bashkëpunim është shumë e emocionuar për këtë projekt dhe po e planifikon një fushatë të gjatë promovuese për ta maksimizuar muzikën e saj, kështu që data e publikimit të albumit nuk dihet ende dhe nuk do të zbulohet derisa gjithçka të finalizohet. Por, plani është që fansat të kenë mundësi të dëgjojnë pak muzikë të re nga këngëtarja, para se të përfundojë ky vit”.

Ndërkaq, në fillim të kësaj jave, Dua e pranoi se është e shqetësuar që albumi i ri mund të shpërndahet ilegalisht në internet.

Dua Lipa

Shefat e kompanisë incizuese me të cilën ajo bashkëpunon, po përpiqen me çdo kusht të sigurohen që këngët e regjistruara për albumin e shumëpritur të Duas të jenë të sigurta, kjo pasi njëra prej tyre, për të cilën këngëtarja ka punuar me Pharrell Williamsin, u publikua ilegalisht në internet këtë javë.

Një burim deklaroi për gazetën “The Sun”: “Në këta muajt e fundit, disa demo dhe këngë të refuzuara nga Dua janë shfaqur online. Është e bezdisshme pasi ato nuk arritën të bëhen pjesë e albumit për një arsye, por padyshim që shqetësimi kryesor është të dimë nëse informacionet për albumin e saj të tretë janë të radhës për t’u shpërndarë në mënyrë ilegale. Rreziku që një gjë e tillë të ndodhë është shumë i lartë, pasi albumi i kaluar ‘Future Nostalgjia’ e shndërroi Duan në një nga yjet më të mëdhenj në planet, kështu që udhëheqësit e studios incizuese po e bëjnë të pamundurën që ta eliminojnë këtë problem.

‘Future Nostalgia’ u shpërnda online vetëm disa ditë para lansimit zyrtarë në vitin 2020 dhe këngëtarja u shqetësua shumë për këtë. Ajo e ka bërë të qartë se ky gabimi nuk duhet të ndodhë më”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika