Dua Lipa në Prishtinë, viziton Ré Swiss Clinic para festivalit Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore nga Kosova, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për festivalin e e shumë pritur Sunny Hill.

Para festivalit, dhe paraqitjes së saj, Dua Lipa ka vizituar klinikën estetike Ré Swiss Clinic.

Vizita e Dua Lipës në këtë klinikë është bërë e ditur nga vetë stafi i klinikës përmes rrjeteve sociale, ku është ndarë edhe një fotografi dhe falënderime për besimin e artistes ndërkombëtare.

“Sot patëm një mysafir shumë të veçantë. Faleminderit që na besuat”, thuhet në postimin e klinikës.

Koncerti i saj në Sunny Hill pritet të mbahet këtë fundjavë, dhe është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore që mbahet në Kosovë këtë vit.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika