Dua Lipa vendos rekord të ri në Spotify, e vetmja artiste me 11 miliardë klikime në një album

Ylli kosovar, Dua Lipa, nuk ka të ndalur në historinë e Spotify duke u bërë artistja e parë që arrin 11 miliardë transmetime në platformën Spotify

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka thyer rekorde që nga publikimi i albumit të saj të parë me titull “Dua Lipa”, i cili tashmë është bërë i pari i një artisteje vajzë që ka tejkaluar 11 miliardë klikime në historinë e Spotify.

Albumi i saj “Dua Lipa” u publikua në vitin 2017 dhe ishte albumi i saj i parë në të gjithë karrierën e saj.

Ajo ka publikuar vetëm dy albume gjithsej, i dyti titullohet “Future Nostalgia”.

Ylli 27-vjeçar i popit ka realizuar disa hite dhe ka kryesuar gjithashtu listat. Ajo ka hyrë në disa zhanre, duke përfshirë pop, disko, house dhe R&B.

Ndërsa, siç është raportuar nga mediat lokale, Lipa është në përfundimin e albumit të saj të tretë, i cili konsiderohet shumë personal për të, dhe pritet t’i lansojë disa këngë të reja para përfundimit të vitit 2023.

Një burim i brendshëm ka deklaruar për gazetën “The Sun”: “Albumi i tretë i Duas është vërtet personal për të dhe ajo ka qenë e përkushtuar në çdo hap të realizimit të tij. Ajo ka kaluar qindra orë në studio incizuese dhe ka shkruar çdo këngë të tij”.

Këngëtarja kosovare më 30 shtator 2022 kishte arritur të thyejë rekordin e parë në platformën e transmetimit të muzikës, Spotify.

Tri herë fituesja e çmimit “Grammy”, kishte hyrë në historinë e platformës Spotify, pasi albumi i saj “Dua Lipa full edition” kishte kaluar shifrën 10 miliardë “streams”.

Kështu, tani ajo është artistja e parë femër, albumi i së cilës arrin shifrën 11 miliardë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika