“Dueli Botëror” vazhdon sonte me fillim nga ora 22:30




Emisioni “Dueli Botëror”, i cili i kushtohet Kampionatit Botëror “Katari 2022” vazhdon sonte me fillim nga ora 22:30 në RTV Dukagjini.

Për të diskutuar rreth futbollit dhe jo vetëm, të ftuar janë tre trajnerët e njohur, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Toverlani.

Krahas tyre të ftuar janë edhe Ermal Mamaqi, aktor, Omer Bunjaku, Drejtor i FC Shkupit dhe Adnan Blaku, aktor.

Po ashtu sonte vazhdon edhe turneu në sony playstation në FIFA 2023 i njohur tashmë si “Botërori i Dukagjinit”.

Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.

“Dueli Botëror” të ju shoqërojë deri në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që zhvillohet me 18 dhjetor.